17.2 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

Shaqiri mund të debutojë kundër Nantesit

Trajneri holandez i Lyonit, Peter Bosz, ka folur të mërkurën në konferencën për shtyp dy ditë para duelit kundër Nantesit në elitën e futbollit francez. Tekniku holandez i vlerësoi lartë aftësitë e reprezentuesit shqiptar të Zvicrës.

Shaqiri e kompletoi transferimin te Lyoni nga skuadra e Premier Leagues, Liverpooli, për 9.5 milionë funte gjatë kësaj jave.

“Sot ka qenë stërvitja e parë e tij. Do të flasim me stafin mjekësor dhe të shohim se si ndihet ai. Ai mund të luajë në mes, por edhe në krahun e djathtë. Është lojtar teknik me prekje të mirë të topit të parë. Ka të majtë shumë të fuqishme. Më duhet që ta gjej pozitën e tij më të mirë. Xherdan Shaqiri ka luajtur për klube shumë të mëdha. Ka mentalitet fituesi”, theksoi Bosz në konferencën për shtyp.

Dueli mes Nantesit dhe Lyonit zhvillohet të premten në orën 21:00.

Më Shumë

Marca: Lotët e një “luftëtari”

Fitorja e Mallorcas kundër Real Madridit nuk do të mbahet mend vetëm për rezultatin, por edhe për mënyrën se si ndodhi, shkruan Marca. Sulmuesi kosovar...

Hedhja e mbeturinave në Dobërdelan, Muharremaj paralajmëron ndëshkime

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka reaguar ndaj hedhjes së paligjshme të mbeturinave inerte në fshatin Dobërdelan, duke paralajmëruar masa ndëshkuese për...

Lajmet e Fundit