10.7 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

SHBA, Britania dhe Kosova për reduktimin e raportimeve

SHBA, Britania e Madhe dhe Kosova kërkuan rrallimin e raportimeve dhe takimeve për Kosovën të Këshillit në New York.

Karakteristikë e takimit të sotëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ku u shqyrtua raporti tremujor i Sekretarit të Përgjithshëm mbi zhvillimet në Kosovë, ishte kërkesa nga SHBA, Britania e Madhe dhe nga Kosova për rrallimin e raportimeve dhe takimeve mbi Kosovën të Këshillit në New York, si dhe transformimin e rolit të UNMIK-ut në terren në Kosovë.

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi tha se që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, roli i misionit të UNMIK-ut është minimizuar dhe është koha që Këshilli i Sigurimit të konsiderojë mundësinë për një ‘UNMIK të transformuar që do të ndihmonte Kosovën në realizimin e aspiratave për t’u anëtarësuar në Kombet e Bashkuara.’

Edhe përfaqësuesi Amerikan, ambasadori David Pressman theksoi se ndonëse Shtetet e Bashkuara besonin se situata në Kosovë mbetej një çështje e rëndësishme, barra në Këshillin e Sigurimit me këto takime duhet të reduktohej.

“Nga shtatë çështjet që mbulohen nga Këshilli i Sigurimit në formatin e debatit, UNMIK-u përbënë 25 për qind të të gjitha takimeve vetëm në 12 muajt e fundit, që është baras me vëmendjen e situatës në Afganistan në këtë format. Këshilli duhet të zgjasë periudhën e raportimit të Sekretarit të Përgjithshëm për çdo gjashtë muaj”, në vend të çdo tre sa është tani, tha ambasadori Pressman.

Progresi në Kosovë është i pamohueshëm, tha zëvendës-ambasadorja e Britanisë së Madhe, Alexandra Davison.

“Për shkak të këtij progresi ne e themi përsëri se është koha e zvogëlimit të shpeshtësisë së këtyre takimeve. Realiteti në terren, siç pasqyrohet në raportin e Sekretarit të Përgjithshëm, nuk e meriton këtë nivel të vëmendjes së Këshillit, veçanërisht kur ka kaq shumë çështje më të ngutshme,” tha zëvendësambasadorja britanike Davison.

Të dyja këto vende anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit e vlerësuan progresin në Kosovë dhe lavdëruan qasjen konstruktive të institucioneve të Kosovës ndaj ngjarjeve tragjike në Maqedoni. Ato poashtu kërkuan që Kuvendi i Kosovës sa më parë të votojë dhe miratojë krijimin e gjykatës së posaçme që do të gjykonte dyshimet mbi krimet e luftës në mënyrë që të ruhet reputacioni i Kosovës. /RTK/

Më Shumë

Rikonstruktimi i shkollës “Besim Ndrecaj” sjell kushte moderne për nxënësit e Malësisë së Re në Prizren

Shkolla  “Besim Ndrecaj” në  Malësi të Re në Prizrenit ka marrë një pamje të re pas rikonstruktimit të plotë të ambienteve të saj. Klasa moderne,...

Nis krasitja e pemëve e bimëve dekoruese në Prizren

Komuna e Prizrenit ka filluar punimet për krasitjen e pemëve dhe bimëve dekoruese në të gjitha pjesët e qytetit. Sipas njoftimit, këto ndërhyrje po bëhen...

Lajmet e Fundit