7.8 C
Prizren
E diel, 24 Tetor, 2021

SHBA-ja heq vizat për kroatët

Nga 23 tetori, qytetarët kroatë mund të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara pa viza, njoftoi Ambasada amerikane në Zagreb.

“Erdhi edhe kjo ditë. Urime Kroaci për anëtarësimin zyrtar në Programin e Heqjes së Vizave”, tha Ambasada e SHBA-së në Kroaci në faqen e saj zyrtare në Facebook.

Ky vendim i Sistemi Elektronik për Autorizim të Udhëtimeve (ESTA) vlen për qytetarët kroatë që duan ta vizitojnë SHBA-në për turizëm ose biznes dhe mund të qëndrojnë atje jo më shumë se 90 ditë.

Anëtarësimi i Kroacisë në të ashtuquajturin Program për Heqjen e Vizave (VWP) është një hap i rëndësishëm për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik dhe në fushën e sigurisë midis dy shteteve, tha Ambasada amerikane në Zagreb.

“Ne jemi jashtëzakonisht të kënaqur që qytetarët kroatë tani e gëzojnë mundësinë e udhëtimit në SHBA pa viza. Ky ka qenë një proces i gjatë, por i rëndësishëm dhe ne mirëpresim përpjekjet e Qeverisë kroate për të përmbushur kriteret e ashpra të programit tonë”, tha Mark Fleming, i ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA-së në Zagreb.

Programi për Heqjen e vizave është një partneritet gjithëpërfshirës i sigurisë midis SHBA-së dhe shteteve pjesëmarrëse, që lejon udhëtimin në SHBA për qëllime turizmi apo biznesi deri në 90 ditë, duke mbrojtur sigurinë kombëtare amerikane.

Që një shtet të bëhet pjesë e këtij programi, i njëjti duhet të përmbushë kritere në fushën e kundërterrorizmit, atë të zbatimit të ligjit, të migracionit, sigurisë së dokumenteve dhe menaxhimit të kufijve, thuhet në deklaratë.

Ambasada po ashtu tha se kërkesë për t’u bërë pjesë e këtij programi është që aplikimet e refuzuara për viza duhet të jetë nën 3 për qind. Këtë kriter Kroacia e ka përmbushur së fundmi.

Autorizimet për udhëtime që qytetarët marrin nga ESTA zakonisht vlejnë për dy vjet. Udhëtarët me vizat e lëshuara B1/B2 tashmë mund t’i përdorin ato për të udhëtuar në SHBA.

Në përgjithësi, janë vetëm tri anëtare të Bashkimit Evropian – Rumania, Bullgaria dhe Qiproja – që SHBA-ja ende nuk ua ka hequr vizat. /REL/

Më Shumë

Kandidati i VV-së për Rahovecin: Preferojmë që të bëjmë koalicion me LDK-në

Visar Korenica, kandidat për kryetar të Rahovecit nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili në balotazh ka shkuar me kandidatin e AAK-së, Smajl Latifi, tha se...

Raporti i ngecjes së BE-së

Blerim Shala Raporti vjetor i vendeve i Komisionit Evropian, i bërë publik këtë të martë, (me 19 tetor), është Dokumenti kryesor i Brukselit me të...

Kë do ta përkrah LDK në Prizren, përgjigje interesante e Anton Qunit

Pas numërimit të mbi 98 përqind të votave në Prizren, Lidhja Vetëvendosje prin me 40.12 përqind ndërkaq pasohet nga Totaj me 31.29 përqind dhe...

Erdogan i jep lamtumirën Merkelit pas 16 vjetësh

Angela Merkel, të shtunën e 16 shtatorit, ka bëri udhëtimin e saj të fundit nën petkun e Kancelares së Gjermanisë në Turqi. Bosfori pa...

SBAShK-u i kërkon ministres Nagavci normalizimin e procesit mësimor

Përfaqësuesit e SBASHK-ut janë takuar me ministren Arbërie Nagavci për t’i përcjellë asaj kërkesën e shumë mësimdhënësve nga e tërë Kosova, që pas situatës...

Prizreni prin me numrin e të vaksinuarve brenda një dite

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë administruar 5 mijë e 287 doza të vaksinës kundër Covid-19. MSh-ja ka njoftuar...

Nuk kursehet, Ingrit Gjoni shpenzon mijëra euro për çantën luksoze (FOTO LAJM)

Këngëtarja e njohur, Ingrit Gjoni, gjithmonë është shfaqur para fansave të saj e kuruar në çdo detaj. Ajo i kushton shumë rëndësi pamjes së...

Sot mot me diell dhe vranësira, të shtunën vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri...

Ish-udhëheqësi i Stacionit të Autobusëve në Malishevë nuk e kundërshton aktakuzën për korrupsion

I akuzuari, Luan Morina, ish-ushtrues i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv në Ndërmarrjen Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve”, në Malishevë, nuk e ka kundërshtuar aktakuzën,...

Ndalohen për 48 orë personat që shitën ose blenë vota në Malishevë

Dy persona janë arrestuar në Malishevë, sepse dyshohet se kanë bërë blerje ose shitje të votës, gjë që ndalohet me ligj. Ndalimin e tyre...

Rritja e çmimeve, Franca do të subvencionojë qytetarët me nga 100 euro

Qeveria franceze ka njoftuar se do të subvencionojë me nga 100 euro çdo qytetar që të ardhurat neto mujore i kanë 2000 euro ose...

Zyrtare: Angli-Shqipëri luhet pa praninë e tifozëve

UEFA ndëshkon Anglinë, ndeshja mes Shqipërisë do të luhet pa tifozë. Në finalen e “Euro 2020” kundër Italisë, Anglezët kanë pasur probleme me tifozët të...

A ka nevojë ndonjëri prej kandidatëve “me i fry hoxha”, përgjigjet Fatmir Latifaj

Hoxhë Fatmir Latifaj u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në votime, që të vendosin vetë se kush t’i drejtojë ata për katër vitet...

Trajneri i Malishevës, Thaqi: Mungesat dhe gjykimi i dobët në penalizuan

Malisheva ka pësuar humbje në shtëpi ndaj Ulpianës, duke rrëshqitur drejt pjesës së poshtme të renditjes. Trajneri Arsim Thaqi ka thënë se mungesat e shumta...

Tragjedi në sheshxhirim: Aktori i famshëm qëllon me armë 2 pjesëtarë të stafit

Aktori i njohur, Alec Baldwin u bë pjesë e një tragjedie teksa xhironte për filmin e tij të ri, “Rust”. Baldwin, aksidentalisht qëlloi me...

Shabani: Angazhimet tona vazhdojnë në balotazh, për ta përmbyllur fitoren e PDK-së në Dragash

Kandidati për kryetar i Komunës së Dragashit nga Partia Demokratike e Kosovës, Shaban Shabani, ka falënderuar qytetarët e kësaj komune për siç ka thënë...

Lajmet e Fundit