4.7 C
Prizren
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

SHBA-ja urdhëron Kinën ta mbyllë Konsullatën në Houston

SHBA-ja ka urdhëruar Kinën që ta mbyllë Konsullatën e saj në Houston deri të premten, në një lëvizje që nga Pekini është përshkruar si “provokim politik”, bën të ditur BBC.

Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka thënë se vendimi është marrë “për të mbrojtur pronësinë intelektuale në SHBA”.

Por, ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Wenbin, ka thënë se vendimi është mizor dhe i pajustifikueshëm.

Deklarimet kanë ardhur pasi individë të paidentifikuar janë filmuar duke djegur letra në shporta në oborrin e objektit. Janë thirrur zjarrfikësat.

Tensionet mes SHBA-së dhe Kinës janë acaruar tash e sa kohë. Administrata e Donald Trumpit është përplasë vazhdimisht me Pekinin për tregti dhe për pandeminë e koronavirusit, e po ashtu edhe përligjin kundërthënës të sigurisë që Kina e ka implementuar në Hong Kong.

Më pas të martën, departamenti i drejtësisë i SHBA-së ka akuzuar Kinën se po sponsorizon hakerët që janë duke shënjestruar laboratorët që po merren me zhvillimin e vaksinave për COVID-19. Ka ngritur akuza ndaj dy shtetasve kinezë që është thënë se kanë spiunuar në kompanitë amerikane të hulumtimit dhe kanë pasur ndihmë nga agjentët shtetërorë kinezë për vjedhje tjera.

Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka lëshuar komunikatën pak kohë pasi Wang ka folur të mërkurën.

“Ne kemi urdhëruar mbylljen e Konsullatës së Përgjithshme të Kinës në Houston, për të mbrojtur pronësinë intelektuale në SHBA dhe informata private amerikane”, ka thënë zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Morgan Ortagus.

Ajo ka shtuar se SHBA-ja nuk do të tolerojë shkelje të sovranitetit dhe cenim të amerikanëve nga Kina. Siç edhe nuk ka toleruar praktikat jokorrekte të tregtisë, vjedhjet e punëve të amerikanëve dhe sjelljet tjera skandaloze.

Konsullata është një nga pesë në SHBA, duke mos llogaritur Ambasadën e Kinës në Washington DC. Është e paqartë pse është shënjestruar pikërisht konsullata në Houston.

Më Shumë

Mot i acartë në ditët në vazhdim, Viti i Ri me fjolla bore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme do të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët, me intervale të herëpashershme...

15 shkyçje në Prizren e 10 në Suharekë për mospagesë të ujit

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A në  Prizren ka zhvilluar sot, më 24 dhjetor 2025, një aksion për shkyçjen e konsumatorëve që nuk kanë kryer pagesat...

Lajmet e Fundit