8.8 C
Prizren
E shtunë, 7 Mars, 2026

SHBA ndihmon FSK-në të transformohet në FAK

20140713144823109646Ndihmës sekretarja amerikane e mbrojtjes, Evelyn Farkas ka takuar ndaras ministrin e FSK-së, Agim Çekun dhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant, Kadri Kastratin.

Sipas një komunikate të Ministrisë së FSK-së, gjatë takimit me ministrin Çeku, Farkas ka premtuar se “edhe në të ardhmen SHBA do ta ndihmojë dhe mbështes FSK-në në transformimin e saj në Forcë të Armatosur të Kosovës”.

Ndihmës sekretarja e mbrojtjes, Farkas, gjithashtu pati takim edhe me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastratin.

“Gjeneral Kastrati e informoi Farkas rreth angazhimeve të FSK-së, për operacionet e vazhdueshme të deminimit, kërkim – shpëtimit dhe ato humanitare. Theks të veçantë në këtë takim iu kushtua stërvitjes, shkollimit dhe edukimit të pjesëtarëve të FSK-së. Të dyja palët u dakorduan se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen përmes programeve të partneritetit me Gardën Kombëtare të Iowas dhe Ambasadës amerikane”, thuhet në fund të komunikatës së ministrisë së FSK-së.

Më Shumë

Kontrabandim me migrantë në Vërmicë, ndalohet një shtetas i Maqedonisë

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është shoqëruar në polici në pikën kufitare të Vërmicës, pasi në kamionin e tij u gjetën tre shtetas...

48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit