14.2 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Shënohet dita e gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë

Gjimnazi Hamdi Berisha ne Malisheve1Me aktivitete të ndryshme, gjimnazi “Hamdi Berisha” në Malishevë, është duke shënuar ditën shkollës, përkatësisht 57 vjetorin e lindjes së profesorit dhe dëshmorit të kombit, Hamdi Berisha, emrin e të cilit e mban gjimnazi. Për ti uruar me rastin e shënimit të kësaj date, gjimnazin “Hamdi Berisha”, sot e ka vizituar edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi.

Kryetari Begaj dhe drejtori Thaçi, janë takuar me organet drejtuese të gjimnazit dhe mësimdhënësit, të cilët i kanë uruar me rastin e ditës së gjimnazit.

“Ky gjimnaz e mban një emër të madh, emrin e njërit prej personaliteteve më të nderuara të Malishevës, emrin e profesor Hamdi Berishës, i cili përveç kontributit në arsim, një kontribut të jashtëzakonshëm i ka dhënë edhe luftës për liri, madje duke dhënë edhe jetën në luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Begaj.

Gjimnazi Hamdi Berisha ne Malisheve“Ne të gjallët, duhet ta arsyetojmë sakrificën e profesor Hamdiut dhe sakrificën e brezave të tërë, që luftuan për lirinë që ne sot gëzojmë. Në veçanti ju profesorët e këtij gjimnazi, duhet ta arsyetoni sakrificën e kolegut tuaj, dëshmorit të kombit Hamdi Berisha, me punën tuaj, në edukimin e nxënësve të këtij gjimnazi”, i porositi kryetari Begaj, mësimdhënësit e gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë.

Me rastin e shënimit të Ditës së Gjimnazit “Hamdi Berisha”, do të mbahen disa aktivitete, të organizuara nga mësimdhënësit me nxënësit e këtij gjimnazi, si ekspozita me punime të ndryshme nga nxënësit, pastaj program kulturor dhe artistik dhe aktivitete tjera. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së dhe kandidate për presidente

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka propozuar që Vjosa Osmani të jetë kandidate për presidente dhe bartëse e listës zgjedhore të...

Gjobitet i riu në Prizren, u filmua duke vozitur me 178 km/h në zonë 50 km/h

Një i ri në Prizren është ndëshkuar nga Policia e Kosovës pasi është identifikuar përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale, ku shihej...

Lajmet e Fundit