Sherife Balaj: Drejtorit të ri ia kam lënë të hapur edhe kompjuterin

Ish-drejtoresha e Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në Prizren, Sherife Balaj, tregon se drejtorit të ri, Fejzë Kabashit, ia ka dorëzuar detyrën në mënyrë të rregullt dhe me proces-verbalë.

“Detyrën e kam dorëzuar me proces-verbalë”, tha ajo.

Kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, tha ndërkaq se kur kanë marrë detyrën nga qeveria e kaluar nuk janë njoftuar për problemet që kanë lënë në komunë.

Me këtë konstatim nuk është pajtuar Balaj, shkruan PrizrenPress.

“Edhe kompjuterin ia kam hapë drejtorit të ri, duke e informuar për punët që e presin në të ardhmen”, tha Balaj. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ra nga pema e qershisë, vdes 33-vjeçari në Suharekë

Një 33-vjeçar  ka vdekur në Suharekë pas një aksidenti të ndodhur mbrëmë, pasi ra nga pema e një qershie me lartësi diku 6 metra. KLIKO...

Sot nis Botërori 2026

Sot zyrtarisht nis Kupa e Botës 2026, turneu më i madh në historinë e futbollit, që për herë të parë do të organizohet nga...

Lajmet e Fundit