Vrasja e Devi Kasmit, ‘arrest me burg’ për 4 të dyshuarit

Gjykata për Krime të Rënda ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg ndaj 4 të dyshuarve për vrasjen e Devi Kasmit të arrestuar pak ditë më parë në kryeqytet.

Shtetasi grek Efthymiou Efthymious, i dyshuar si vrasës me pagesë, edhe 3 të arrestuarit e tjerë kanë mohuar përfshirjen në ekzekutimin e Devi Kasmit.

Elton Hoxhallari, Elton Halipaj dhe Malvin Dinellari akuzohen si bashkëpunëtorë në sigurimin e mjeteve dhe përgatitjen e infrastrukturës për realizimin e vrasjes.

Devi (Dëfrim) Kasmi i ekzekutua 1 javë më parë në rrugën ‘Kongresi i Manastirit’. 42-vjeçari grek dyshohet të jetë ekzekutori i Kasmit, i porositur nga Aurel Hoxhallari, i cili tashmë është shpallur në kërkim nga policia.

Më Shumë

Përleshje në mes dy familjeve në Kobaj të Prizrenit, vritet një 27 vjeçar

Një 27 vjeçar ka mbetur i vrarë në fshatin Kobaj të Prizrenit, pas një përleshje që është raportuar në mes të dy familjeve. Sipas Policisë,...

Haxhiu bën homazhe për Ukshin Hotin në ditëlindjen e tij

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot në ditëlindjen e profesor Ukshin Hotit, ka bërë homazhe në Shtëpinë Muze...

Lajmet e Fundit