0.1 C
Prizren
E premte, 12 Dhjetor, 2025

Shërohet personi i parë me COVID-19 në Kosovë

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se ka shkuar në 79 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë, pasi 8 raste të reja janë konfirmuar sot.

Megjithatë, Vitia ka dhënë edhe lajmin më të mirë të javëve të fundit.

Ai ka konfirmuar se Kosova zyrtarisht ka shënuar rastin e parë të shërimit me COVID-19, shkruan Reporteri.net.

Ai ka thënë se kjo është konfirmuar edhe pas testimit të dytë të një pacienti që kishte qenë i infektuar me COVID-19.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 89 persona nga të cilet 8 kanë rezultuar pozitiv.

Megjithatë më në fund e kemi lajmin e mirë. Njëri nga pacientët edhe pas testimit të dytë ka dalur NEGATIV. Sipas rekomandimeve të OBSh kur dy mostra negative të një personi me një dit? distancë kohore, tregojnë shërimin nga COVID-19.

Zyrtarisht kemi personin e parë të shëruar nga COVID-19 në Republikën e Kosovës.

Faleminderit personelit shëndetësor në Klinikën Infektive dhe të gjithë mantilbardhëve në institucionet shëndetësore në Kosovë.

T’i ndihmojmë personelit shëndetësor

QËNDRONI NË SHTËPI!

MBANI DISTANCË ME NJËRI TJETRIN PËR 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Më Shumë

Rivitalizohet ‘Keji’ në Shatërvan

Komuna e Prizrenit ka nisur rehabilitimin dhe rivitalizimin e ‘Kejit’ në Shatërvan, një nga hapësirat më të frekuentuara të qytetit. Sipas njoftimit të komunës,...

2.5 milionë euro për Qendrën Kulturore në Rahovec dhe gati 1 milion për atë Turke në Mamushë – Kurti inspekton punimet

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot komunat e Rahovecit dhe të Mamushës për të parë nga afër ecurinë e punimeve në dy...

Lajmet e Fundit