11.6 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Sherr familjar në parti! “Më vjen turp që vajza mban mbiemrin tim”

Themeluesi i partisë ekstremiste Fronti Nacional në Francë, Jean-Marie Le Pen, tha se i vjen turp që e bija- Marine, e cila mban postin e kryetares së partisë- mban akoma mbiemrin e tij.

Le Pen tha se do kishte dashur që ajo të martohej, në mënyrë që të ndërronte mbiemrin sa më shpejt.

Sipas BBC, ai shtoi se nuk do e mbështesë të bijën në zgjedhjet presidenciale në vitin 2017.

Ky qëndrim i tij vjen pas një përplasje me të bijën.

Kjo e fundit e ka pezulluar nga partia e ekstremit të djathtë 86- vjeçari, pasi kishte përsëritur sërish se Holokausti është një detaj i historisë.

Marine Le Pen, 46 vjeç, ka tentuar që ta largojë partinë nga e kaluara raciste dhe anti- semitike.

Brenda pak kohësh do bëhet një kongres i jashtëzakonshëm për t’i dhënë fund funksionit të presidentit të nderit- të cilin e mban Le Pen që kur u largua si lider në vitin 2011.

Disa komentatorë sugjerojnë se ai mund të jetë më i rrezikshëm jashtë partisë se brenda saj.

Më Shumë

Peja 03 pret Bashkimin në finalen e dytë të Play-off-it

Sot zhvillohet ndeshja e dytë finale e Play-off-it në Superligën e Femrave, ku Peja 03 përballet me Bashkimi në palestrën “Karagaçi”, me fillim nga...

Vllaznia përmbys Drinin e Bardhë

Vllaznia ka regjistruar fitore në shtëpi ndaj Drini i Bardhë me rezultat 3:1, në një ndeshje ku mysafirët e nisën më mirë. Drini i Bardhë kaloi i...

Lajmet e Fundit