7.3 C
Prizren
E mërkurë, 14 Janar, 2026

Sheshi ‘Shatërvan’ në Prizren do të jetë i bllokuar për qarkullim të mjeteve motorike

Komuna e Prizrenit bën të ditur se Sheshi ‘Shatërvan’ do të jetë i mbyllur nga nesër për kalim të të gjitha mjeteve motorike.

Nga kjo komunë thonë se kjo po bëhet për shkak të fluksit të vizitorëve gjatë ditëve kur organizohet festivali i filmit Dokufest dhe me qëllim të rritjes së nivelit të sigurisë.

Kjo u bë e ditur në faqen zyrtare në Facebook të kësaj komune, transmeton Klan Kosova.

Ja postimi i plotë:

Duke pasur parasysh fluksin e madh të vizitorëve gjatë ditëve kur organizohet festivali i filmit Dokufest dhe me qëllim të rritjes së nivelit të sigurisë dhe krijimit të kushteve të përshtatshme për organizim të festivalit, Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të marrin këto masa të sigurisë:

– Sheshi Shatërvan do të jetë i bllokuar për qarkullim për të gjitha mjetet motorike. Ndalesa do të vlejë prej orës 10:30, kur përfundon orari i furnizimit të lokaleve në këtë zonë. Qarkullimi do të jetë i bllokuar në Urën e Arastës, ndërsa përjashtim do të kenë banorët me dëshmi të adresës së banimit brenda kësaj zone, si dhe mjetet që shërbejnë për nevoja të Dokufestit.

– Të gjitha lokalet dhe kafiteritë ndalohet të kenë zë të lartë prej orës 20:00, sidomos ato pranë qendrës Evropa, në Sheshin Shatërvan dhe Sheshin e Lidhjes. Për këtë gjë do të jenë të njoftuar të gjithë lokalet nga ana e inspektoratit komunal.

Këto masa do të jenë në fuqi nga nesër më 02.08.2019, deri më? 12.08.2019.

Më Shumë

Kryetari i Dragashit: Ata që shfrytëzojnë LDK-në për interesa personale, herët a vonë do të përballen me pasoja

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka paralajmëruar se ata që e shfrytëzojnë Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) për përfitime personale, duke përgatitur...

Mësimi në shkollat e Malishevës shtyhet për dy ditë

Komuna e Malishevës ka marrë vendim për shtyrjen e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë në të gjitha shkollat e kësaj komune. Përmes një njoftimi zyrtar...

Lajmet e Fundit