Shesin video seksi në internet për të paguar qiranë, çifti: U treguam fëmijëve

Sa të sinqertë jeni më fëmijët tuaj? Për shembull, nëse do të kishit një punë të themi jo të zakontë, a do ua tregonit atyre? Apo do vendosnit që të thoshit një “gënjeshtër të vogël të bardhë”?

Çifti i martuar, Jenn dhe Brad Hanniston, i cili mburret me mbi 313 mijë ndjekësit në “TikTok”, ka vendosur që ti tregojë fëmijëve për punën që bën. Ata nuk e kishin problem që t’u tregonin atuyre se shesin video seksi në internet.

E teksa gjithçka po u shkonte mjaft mirë, Jenn dhe Brad u ndodh e papritura. Ata kurrë nuk e kishin menduar se fëmijët do ta zbulonin punën e tyre dhe do u rrëfenin gjyshërve të tyre.

Në një video që mori mbi 70 mijë shikime, çifti rrëfeu se kishte filluar të shiste video seksi për të paguar faturat.

“Ne duke u bërë yje pornografike për të paguar qiranë. Fëmijët zbulojnë sekretin, u tregojnë gjyshërve”, shkruajnë Jenn dhe Brad.

Fatmirësisht për çfitin, nëna e Jenn ishte mirëkuptuese për punën dhe madje është shfaqur në disa nga videot e tyre duke u tallur me ta.

Ndërkohë në rrjet ka nisur një debat i ashpër me ndjekësit në “TikTok”, duke argumentuar se ata nuk duhet t’u kishin thënë fëmijëve.

Një komentues shkruan se do të ishte traumatike për të, nëse prindërit do t’i tregonin se shisnin video seksi në internet.  Ndërsa një tjetër shprehet se më mirë t’u thonë prindërit për punën që bëjnë, se sa ta marrin vesh përmes internetit.

Shesin video seksi në internet për të paguar qiranë,

Shesin video seksi në internet për të paguar qiranë,

Më Shumë

Pas promovimit të Bajraktarit, FC Prizreni konfirmon edhe Azem Islamin në projektin me talentet vendore

FC Prizreni po vazhdon të konkretizojë projektin e ndërtimit të skuadrës mbi bazën e futbollistëve të dalë nga akademia e klubit. Pas promovimit të...

EC Ma Ndryshe: Qendra Historike e Prizrenit kërkon mbikëqyrje më të fuqishme institucionale

EC Ma Ndryshe, në kuadër të monitorimit të çështjeve që lidhen me planifikimin urban, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe interesin publik, ka pranuar shqetësime...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit