11.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Shfaqja e pandemisë ka bllokuar një varg projektesh në Dragash

Shfaqja e pandemisë ka bllokuar një varg projektesh në Komunën e Dragashit, shumica prej tyre kapitale. Kryetari i komunës, Shaban Shabani, thotë se nëse nuk shpenzohen mjetet e parapara gjatë këtij viti , do shkojnë në suficit.

Është komuna më jugore e Kosovës dhe ka një buxhet shumë të vogël, por edhe ato mjete që disponon Dragashi këtë vit siç duket nuk do të mund t’i shpenzojë. Përhapja e koronavirusit e ka bllokuar punën në këtë komunë për gati një muaj. Kryetari Shaban Shabani i tha Radio Kosovës, se po qëndrojnë duar kryq.

“Faktikisht është paralizuar jeta e aktiviteteve komunale tash e një muaj. Nga Qeveria i kemi rekomandimet të punojmë me staf të reduktuar, dhe prioritet mbeten masat, apo rritja e vigjilencës për koronavirusin” theksoi ai.

Shabani thotë se për shkak të reliefit gjeografik Dragashi do mbetet mbrapa me projekte pasi që shtatori e tetori konsiderohen muajt kur është paraparë finalizimi i tyre, sikurse është rruga magjistrale Prizren-Dragash- Brod- Zapllugje.

“Tash për tash jemi të koncentruar tek angazhimet e përgjithshme sipas rekomandimeve të nivelit qendror dhe uroj të ta përmbyllim këtë fazë me sukses në raport me koronavirusin ndërsa pjesa tjetër do mbetet si shtesë do ketë angazhim më të madh pas muajit maj që po llogaritet si kohë për tejkalimin e situatës shumë të vështirë” thotë Shabani.

E kjo komunë malore këtë vit do i ketë në dispozicion rreth 3 milionë euro për investime.

“Buxheti ynë është shumica grant qeveritar, por ka raste kur ministritë na ndihmojnë drejtpërdrejt edhe jashtë planifikimeve. Thënë të drejtën kemi pas shpresë dhe mbështetje nga qeveria e kaluar dhe qeveria e re se do realizojmë projekte me interes të drejtpërdrejtë te qytetari, por kjo situatë ka rezultuar që ato të interferojnë në realizimin e tërësishëm të projekteve” tha ai.
.
Shabani po mbetet me shprese se projektet e nisura me mbështetje qendrore do përfundojnë, por e brengos fakti se mjetet mund të shkojnë në suficit.

“Ne nuk do të arrijmë t’i shpenzojmë mjetet e granteve për investime kapitale për shkak të kohës. Edhe ashtu jemi vonuar, jemi në situatë kur është e vështirë të bëhet hartimi i projekteve për shkak të rrethanave”, bën të ditur Shabani.
.
Por, kryetari i Dragashit thotë se prioritet e ka menaxhimin e situatës pas shfaqjes së pandemisë, ndërsa thekson se edhe nëse do ketë kthim të mjeteve ato sërish do të shkojnë në buxhetin e Kosovës, e i cili sërish do rikthehet në investime.

Më Shumë

Parandalohet gara ilegale e shpejtësisë në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” (FOTO)

Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit operativ “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë”, sot në autostradën ”Dr. Ibrahim Rugova“ në Trudë...

Hamza: Qytetarët e dinë, kur unë them diçka, e realizoj

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Bedri Hamza, ka deklaruar se përkrahja e tij për këtë post do të jetë nga...

Lajmet e Fundit