7.2 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Shija 200-vjeçare e tullumbave në Prizren

Në një dyqan të vogël, rreth 20 metra katrorë, në njërën prej rrugicave gjarpërore të Qendrës Historike të Prizrenit, shiten vetëm dy produkte. Janë të ëmbla. Tullumbat dhe eklerët janë dy ëmbëlsirat, shija e të cilave të përcjell gjatë.

E receta e kësaj të parës është katërfish më e vjetër sesa mosha e Ilijaz Shehut (50) pronarit të këtij dyqani, dhe zanatliut të këtyre dy produkteve. Ai e mësoi këtë nga babai i tij, Ibrahim Shehu, aktualisht 80-vjeçar, por që e ka lënë këtë punë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kënaqet vetëm kur sheh të birin se i bën si ai këto ëmbëlsira, derisa vetë, se si bëhen tullumbat e eklerët, kishte mësuar nga daja i tij, Nexhip Kulla.

Shehu pos zanatit ruan edhe disa porosi nga babai i tij. Ato janë bërë udhërrëfyese të punës së përditshme.

Zanati krahas shkollës

“Këtë zanat e kam të trashëguar nga babai”, thotë prizrenasi Shehu. “Ai e ka marrë zanatin nga daja i tij, që ka punuar me ëmbëltore”, shton më tej.

Shehu tregon se ai dhe babai i tij kanë lindur në Prizren, por prejardhja e tyre është nga Shqipëria. E daja i babait të tij i takon një familjeje opojane që tradicionalisht është marrë me ëmbëlsira.

“Daja ka qenë familje që është marrë me ëmbëltore. Vjen nga një fshat nga Opoja”, thotë Shehu.

E teksa kthehet te vetja, ai tregon se kishte nisur të merrte zanatin krahas shkollës.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

https://www.koha.net/kulture/172806/shija-200-vjecare-e-tullumbave-ne-prizren/

Më Shumë

Ilaz Osmanaj, 34-vjeçari që u godit për vdekje nga vetura në Prizren

Mbrëmjen e së mërkurës, një aksident me fatalitet ngjau në rrugën “Wesli Clark” në Prizren.   Si pasojë, i vdekur mbeti një këmbësor, 34-vjeçari Ilaz Osmanaj. https://prizrenpress.com/shiten-banesa-moderne-ne-lagjen-tranzit-i-ri-te-prizrenit-mundesi-pagese-me-keste/ Familjarët...

Totaj priti Igballe Rogovën/Do të forcojmë mekanizmat kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim Drejtoreshën Ekzekutive të Rrjetit të Grave të Kosovës, Igballe Rogova, së bashku...

Lajmet e Fundit