Shitësit e fidanëve në Krushë të Madhe konfirmohen me koronavirus, kërkohet që blerësit të paraqiten në QKMF

Kryetari i Këshillit të fshatit Krushë e Madhe, Selami Hoti, ka njoftuar qytetarët se dy shitës të fidanëve në Malishevë kanë rezultuar pozitivë për koronavirus.

Ai përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje që të gjithë personat që kanë blerë fidanë dhe kanë pasur kontakt me ta, të lajmërohen në QKMF, transmeton KOHA.

“NJOFTIM Të dashur qytetarë krushjan, ju njoftoj se të premten në Krushë, dy qytetarë nga Komuna e Malishevës kanë shitur fidane të pemëve, pas konfirmimit të Institutit të Shëndetësisë që të dy kanë dalë pozitiv në COVID -19. Andaj i lus të gjithë qytetarët që kanë blerë fidane dhe kanë pasur kontakt me ta të lajmërohen në QKM Fahredin Hoti në Krushë për këshilla se si të veprojnë tutje apo të futen në vetëizolim”, ka thënë ai.

Më Shumë

Kapiteni Fitim Susuri vazhdon me Lirinë edhe për dy vite

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin Fitim Susuri, i cili ka rinovuar kontratën me klubin edhe për dy vitet e ardhshme. Klubi bardhezi...

Ballkani ndahet me portierin Artan Iljazi

Ballkani ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me portierin Artan Iljazi. Përmes një komunikate, klubi suharekas bëri të ditur se rrugët e palëve ndahen pas...

Lajmet e Fundit