10.7 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Shitësit respektojnë urdhëresën për mosekspozim të mallit jashtë lokaleve

Nga sot ka filluar zbatimi i urdhëresës së inspektoratit komunal, për mos ekspozim të mallit jashtë lokaleve të tyre afariste. Sipas shërbimit të inspektoratit, kjo urdhëresë, është duke u zbatuar nga shumica dërmuese e lokaleve, të cilët nuk po e ekspozojnë mallin jashtë objekteve të tyre.

Bardhyl Buçaj, shef i inspektorëve, ka deklaruar se “mbi nëntëdhjetë për qind e shitësve janë duke e zbatuar këtë urdhëresë të inspektoratit dhe gjatë vizitave të sotme në terren, kemi vërejtur se shitësit, janë duke e zbatuar këtë”.

“Atyre të cilët nuk e kanë zbatuar këtë urdhëresë, ju kemi dhënë vërejtjet e fundit dhe na nesër, asnjë shitës, nuk guxon ta ekspozoj mallin jashtë objektit, përkatësisht nuk guxon që malli për shitje të jetë i ekspozuar në ambient të hapur”, tha Buçaj.

“Kjo bëhet me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit dhe vëmendje e veçantë ju kushtohet gjërave ushqimore, por edhe gjërave tjera, të cilat konsumatori i blen”, tha Buçaj.

Më Shumë

Vllaznia përmbys Drinin e Bardhë

Vllaznia ka regjistruar fitore në shtëpi ndaj Drini i Bardhë me rezultat 3:1, në një ndeshje ku mysafirët e nisën më mirë. Drini i Bardhë kaloi i...

Totaj uron Ditën Ndërkombëtare të Romëve, thekson përkushtimin për integrim

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka uruar sot komunitetin rom me rastin e 8 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Romëve, duke vlerësuar...

Lajmet e Fundit