10.3 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Shiti djalin te pedofilët në internet, burg për nënën dhe partnerin e saj

Një grua që shiti të birin te pedofilët në rrjetin e zi është dënuar me 12 vite e 6 muaj burg nga një gjykatë në Gjermani.

Gjykata e Freiburgut dënoi po ashtu edhe partnerin e gruas, njerkun e djalit, me 12 vite burg. Djali ishte 9 vjeç kur filloi gjyqi në muajin Qershor.

Çifti gjerman, i moshave 48 dhe 39 vjeç, kishin abuzuar seksualisht edhe vetë me djalin për dy vite para se ta shisnin.

Rrjeti i zi është ajo pjesë e internetit ku nuk mund të arrish me motorët kryesorë të kërkimit.

Gjykata po ashtu vendosi të hënën edhe dënimin e një spanjolli me 10 vite burg për abuzim seksual ndaj të miturit. Në lidhje me të njëjtën çështje janë hetuar edhe 5 burra të tjerë.

Çifti gjerman u shpall fajtor për përdhunim, abuzim seksual me fëmijë, prostitucion me forcë dhe shpërndarje të materialeve pornografike për të mitur.

Djali tashmë është shpëtuar nga abuzuesit dhe jeton me prindër kujdestarë.

 

Më Shumë

Punime në rrjetin elektrik në Restelicë të Dragashit, kufizohet qarkullimi i automjeteve

Komuna e Dragashit ka njoftuar se më 8 prill 2026 do të zhvillohen punime në rrjetin elektrik në fshatin Restelicë, në segmentin pranë tunelit. Sipas...

Digjet kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”, pramje dramatike

Një kamion është përfshirë nga flakët në autostradën “Ibrahim Rugova”. Lexues të Klan Kosova kanë dërguar pamje drejt redaksisë, ku shihet një kamion i përfshirë...

Lajmet e Fundit