Shkelen dy këmbësorë në Prizren dhe Suharekë

Dy këmbësorë janë shkelur me vetura në regjionin e Prizrenit.

Rasti i parë ka ndodhur në Prizren, kurse i dyti në Suharekë.

“Derisa i dyshuari mashkull K/Shqiptar ka qenë duke e ngarë veturën e tij aksidentalisht me veturën e tij ka goditur këmbësoren femër K/Shqiptare të cilës i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, ku më pas e njëjta është liruar në shtëpi”, njofton PK..

Ndërkaq, lëndime të rënda ka marrë këmbësori në Suharekë.

“Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime të rënda, ku të përfshirë kanë qenë një automjet i udhëtarëve me drejtues mashkull K/Shqiptar dhe një këmbësor mashkull K/Shqiptar. Si pasojë e aksidentit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe pas ndihmës mjekësore i njëjti është dërguar për mjekim të mëtutjeshëm në QKUK”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ardian Gjini merr “timonin” e AAK-së

Ardian Gjini është zgjedhur kryetar i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në Kuvendin Zgjedhor të kësaj partie, duke marrë zyrtarisht drejtimin pas...

Tetë zyrtarë policorë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Tetë zyrtarë policorë janë dekoruar me "Medalje për Shpëtim Jete" nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në shenjë nderimi për...

Lajmet e Fundit