15.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Shkëmbi e ka një vërejtje

Liria është kthyer me një pikë nga udhëtimi në Drenas, ku në kuadër të javës së 28-të të Vala Superligës së Kosovës barazoi 0:0 me Feronikelin. Trajneri i skuadrës prizrenase, Bledi Shkëmbi, pas ndeshjes ka thënë se rendësi ka pika e fituar, ndonëse nuk është shprehur i kënaqur me lojën që e tregoi skuadra e tij. “Ndoshta është ndeshja e parë në të cilën synimi im ka qenë vetëm të mos pësojmë humbje. E dinim se do të jetë lojë shumë e fortë, sepse, sipas mendimit tim Feronikeli është ndër skuadrat më të mira”, ka thënë Shkëmbi për Super Sport.

“Duhej të bënim më shumë dhe jam dakord me tifozët se loja nuk ishte e bukur. Në disa momente nuk më pëlqeu shtrirja e futbollistëve tanë, të cilët besoj që vërtet të kenë qenë të lënduar. Sidoqoftë, mendoj se në përgjithësi gjatë kampionatit kemi marrë aq sa kemi merituar”, ka shtuar Shkëmbi, skuadra e të cilit në javën e ardhshme është mikpritëse e Gjilanit.

Më Shumë

Moti sot: Diell, shi dhe shkarkime rrufesh

Të enjten, parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje shiu, lokalisht në formë të...

Aktori i njohur i humorit pranon Islamin?

Rezart Veleshnja, një ndër aktorët më të njohur të humorit, afirmuar e bërë emër në Portokalli, për të vijuar më pas në performanca të tjera...

Lajmet e Fundit