Shkenctari Hawking uron fituesin e Oscar: Kujtoja se isha vet në film, qava kur e pashë

20150223153448590600Fizikanti, Stephen Hawking ka shprehur kënaqësinë e tij për fituesin e çmimit Oscar, Eddie Redmayne, i cili u vlerësua si aktori më i mirë, pikërisht në rolin që portretizonte jetën e shkencëtarit të njohur.

“Urime për Eddie Redmayne, i cili fitoi çmimin Oscar”, ka shkruar Hawking në facebook, i cili në filmin “The Theory of Everything”, ka luajtur pikërisht fizikanin Hawking. “Të lumtë Eddie, jam shumë krenar për ty”, ka shkruar më pas.

“Mendoj se Eddie Redmayne më ka portretizuar shumë mirë”, ka thënë fizikanti, i cili pranoi se kishte derdhur lot kur kishte parë filmin. “Disa herë mendoja se isha vetë unë në film. Përkushtimi i Eddie do të ketë ndikim të madh emocional”, është shprehur ai në fund./KultPlus.com

Më Shumë

Tragjedia në Prizren: Babai i viktimës po vazhdon trajtimin mjekësor

Një mosmarrëveshje mes djemve të axhallarëve në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar në tragjedi, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur...

Shpërthim në Prizren: Bombë në shtëpinë e avokatit

Një shpërtim ka tronditur një lagje të qytetit të Prizrenit. Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ku cak ishte shtëpia e avokatit Betim Kadolli, ku persona të...

Lajmet e Fundit