Shkolla e filmit e “DokuFestit” dëshmon potencialin artistik në Kosovë

Programi i cili ka për qëllim që të rinjve t’u mundësojë qasjen në filma dokumentarë për të provuar aftësitë e tyre si filmbërës, ka hapur thirrjen për vitin 2018, shkruan sot “Koha Ditore”.

Bëhet fjalë për “Future is Here”, i cili është pjesë e programit të Shkollës dhe Filmit Dokumentar, që nisi në vitin 2008 në kuadër të festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”.

Afati i fundit për aplikim do të jetë 10 marsi. Si i tillë ky program deri më tani ka prodhuar 30 filma të shkurtër, të cilët më pas janë shfaqur nëpër festivale të ndryshme të rajonit, por edhe në botë.

Eroll Bilibani, drejtori ekzekutiv i “DokuFest” – i cili vitin e kaluar shënoi edicionin e XVI, që temë kishte “E ardhmja” – ka thënë se suksesi i këtij programi vërehet edhe me aplikimet që marrin çdo vit nga shtete të huaja. Por, sipas tij, më e rëndësishmja e kësaj shkolle është se po dalin në pah talenti i të rinjve kosovarë dhe potenciali që ka industria e filmit për t’u zhvilluar edhe në të ardhmen. Ai madje këtë program e ka cilësuar si “një pasaportë e talentit artistik që ekziston në Kosovë”.

Ky program inkurajon të rinjtë që të marrin pjesë dhe të jenë agjentë aktivë për ndryshime shoqërore përmes mediumit të filmit dhe platformave të tjera audio-vizuale”, ka thënë Bilibani.

Më Shumë

Qindra qytetarë në Mejdan – rikthehet spektakli i pehlivanëve në Opojë pas shumë vitesh

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Komunës së Dragashit, këtë vit u rikthye pas shumë vitesh një nga traditat...

Bashkimi sqaron marrëveshjen me Adrio Bailey

KB Bashkimi ka dalë me një sqarim zyrtar lidhur me kontratën e basketbollistit amerikan Adrio Bailey për sezonin 2026/27. Sipas njoftimit të klubit, Bailey ka...

Lajmet e Fundit