11.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Shkolla e Malishevës ku shpërtheu kaldaja, ende s’ka filluar mësimin

“Ibrahim Mazreku” në MalishevëShkolla fillore “Ibrahim Mazreku” në Malishevë nuk i ka hapur fare dyert dje dhe as sot për nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle, gjë që pritet të vazhdojë edhe për disa ditë.

Kjo për faktin se, që nga rasti tragjik i shpërthimit të kaldajës së gazit të kësaj shkolle, ku humbi jetën punëtori i kësaj shkolle Zymer Hoti, shkolla ka mbetur pa ngrohje.

“Malishevapress” ka arritur të kontaktojë me Drejtorinë Komunale të Arsimit përmes Zyrës për Informim e cila në përgjigjen e saj ka thënë se “Procedurat për rregullimin e ngrohjes në këtë shkollë nga ana e Komunës janë kryer, por është çështje e kushteve klimatike që operatori nuk mund të fillojë me ndërtimin e aneksit për vendosjen e kaldajës për ngrohje”.

Nuk dihet se sa do të zgjasë kjo ndërprerje e mësimit dhe vazhdim i “pushimit dimëror”, por në bazë të përgjigjeve nga zyra për informim pritet që shumë shpejtë do rregullohet problemi dhe do rifillojë mësimi.

“Shumë shpejt do të fillojë rregullimi, kurse ditët e humbura të mësimit në shkollë do të zëvendësohen”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Kurse në lidhje me deklaratën e Ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami i cili dje ka përmendur edhe Malishevën në mesin komunave ku ka pasur probleme me fillimin e gjysmë vjetorit të dytë shkollor, zyra thotë se “ministri Bajrami, ka thënë ‘në disa shkolla, si në Malishevë, Shalë, etj…’ dhe jo në disa shkolla në Malishevë, pasi në Malishevë mësimi ka filluar në gjitha shkollat, përjashtuar SHMU “Ibrahim Mazreku”, që dihet për shkak të aksidentit dhe rrjedhimisht ende nuk ka ngrohje, andaj edhe s’ka mundur të filloj procesi mësimor…’’, duke lënë të kuptohet se mësimi ka filluar në gjitha shkollat tjera të komunës së Malishevës./MalishevaPress/

Më Shumë

Zhduket një person në Prizren

Një person është zhdukur në Prizren. Rasti po hetohet. Raporti i policisë Prizren 10.05.2024 – 16:30. Më 11.05.2024 ankuesja femër ka njoftuar se bashkëshorti i saj ka dalë...

Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se LDK-ja s’ka disponim për pjesëmarrje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar në një darkë pune liderët e tri partive parlamentare opozitare (LDK, PDK dhe AAK) për të...

Lajmet e Fundit