Shkon në 11 numri i viktimave nga shembja e ndërtesës në Florida, 150 të zhdukur

Ekipet e kërkim-shpëtimit nxorën edhe dy trupa të tjerë nga rrënojat e ndërtesës së shembur në Florida, duke e çuar në 11 numrin zyrtar të të vdekurve, ndërsa 150 persona ende janë në listën e të zhdukurve, katër ditë pas fatkeqësisë.

Reshjet e shiut i penguan përpjekjet e autoriteteve për të gjetur më shumë trupa nën rrënojat e ndërtesës që dikur kishte 12 kate e 156 njësi banimi. Kjo mund të jetë fatkeqësia më e madhe në historinë e ShBA-së sa i përket shembjes së paqëllimtë të një strukture.Ende asnjë i mbijetuar nuk është nxjerrë nga rrënojat e ndërtesës që ndodhej në qytezën Surfside, afër Miamit, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Në përpjekjet për nxjerrjen e trupave po marrin pjesë edhe ekspertë nga Izraeli e Meksika, të cilët po përdorin vinça, qen të trajnuar e skanerë me rreze infra të kuqe për të gjetur ndonjë shenjë jete nën rrënoja, ndonëse shpresa po venitet me kalimin e kohës.

 

Shkaktari i shembjes së ndërtesës është ende duke u hetuar, por autoritetet po përqendrohen te disa vërejtje në strukturë, të cilat ishin identifikuar në një raport të inxhinierëve më 2008.

Më Shumë

“Kam me ju vra të gjithëve” – Rahovecasi dyshohet se kërcënoi nënën, policia i gjen edhe drogë në banesë

Policia në Kosovë kanë nisur hetimet ndaj një personi në Rahovec, nën dyshimet për dhunë të rëndë në familje dhe posedim të substancave narkotike. Rasti...

Osmani viziton Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Ndamë së bashku dashurinë e festës

Në ditën e festës së Kurban Bajramit, kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së ka vizituar Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë. E shoqëruar edhe...

Lajmet e Fundit