“Shkrepi dhjetë plumba drejt viktimës”, aktakuzë ndaj të pandehurit për vrasjen në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.G., për shkak të dyshimit për vrasje të rëndë.

Sipas aktakuzës, pasditen e 3 shtatorit në Prizren, në lagjen “Arbanë”,  i pandehuri A.G., privon nga jeta personin tjetër me dhjetë plumba, dhe me atë rast me dashje e vë në rrezik jetën e më shumë personave të tjerë.

“I pandehuri A.G., me automjetin e tij niset në drejtimin e shtëpisë së tij, nga ku e merr armën e gjatë AK-47, hip në automjet dhe niset në drejtimin e viktimës, kur vjen në vendin e ngjarjes e vëren viktimën B.M., i cili ishte duke ecur në shoqëri me të dëmtuarit H.Th., (bashkëshortja e viktimës), A.M. (vajza tetë vjeçare e viktimës), R.M., dhe H.Sh., u del përballë me automjet, i pajisur me pushkën automatike AK-47, zbret nga automjeti, shkrep një rafal në drejtim të viktimës B.M., me ç’rast të njëjtin e godet në pjesën e përparme të trupit, nga goditjet e marra viktima rrëzohet në tokë, i pandehuri i afrohet viktimës ia drejton armën në kokë dhe e ekzekuton duke shkrepur edhe një rafal prej dhjetë plumbave në drejtim të kokës së viktimës, me ç’rast e godet të njëjtin në kokë, viktima nga plagët e marra ndërron jetë në vendin e ngjarjes”, thuhet në komunikatë.

“Të dëmtuarat H.Th., dhe A.M., gjatë tërë kohës kanë qëndruar afër viktimës, ndërsa i dëmtuari R.M., arrin të fshihet prapa një muri në afërsi të vendit të ngjarjes, e i dëmtuari H.Sh., fshihet prapa automjetit të të pandehurit. I pandehuri largohet në drejtim të automjetit të tij, kur e vëren të dëmtuarin H.Sh., ia drejton armën, e në momentin kur i dëmtuari i drejtohet me fjalë se “unë nuk kam bërë asgjë, vetëm iu kam ndarë”, i thotë që të largohet nga aty, hip në automjetin e tij të llojit “Volkswagen Tiguan” dhe largohet nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, e me këtë rast të dëmtuarve H.Th., (bashkëshortja e viktimës), A.M., (vajza tetë vjeçare e viktimës), R.M.,. dhe H.Sh., u rrezikon jetën”.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

Më Shumë

Apeli vërteton dënimin me burgim prej 24 vitesh të Dibran Hoxhës, i akuzuar për vrasjen e kuksianit më 2023

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin prej 24 vitesh burgim për Dibran Hoxhën, i njohur me nofkën “Kobra”, për rastin e vrasjes së...

64 aksidente trafiku në 24 orë në Kosovë, 25 me të lënduar

Sipas raportit 24-orësh të Policia e Kosovës, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 64 aksidente trafiku në vend. Nga to, nuk është raportuar asnjë aksident...

Lajmet e Fundit