9.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Shkrimtarë të mëdhenj, me vjedhje të mëdha

Libri5-25Të dalësh me një ide brilante është një nga pjesët më të vështira të procesit krijues. Sigurisht, procesi është pafundësisht më i thjeshtë nëse nuk e ke problem “të huazosh” ide nga njerëz të tjerë

Ashtu siç rezulton, shumë shkrimtarë të famshëm u kanë anashkaluar të gjithëve procesin kreativ duke mbështetur kryeveprat letrare mbi tullat e ngritura nga autorë të tjerë e duke i zhveshur ato nga pjesë e tyre më të bukura. Ka një mundësi të madhe që disa nga librat tuaj të preferuar të jenë grabitje të paturpe të autorëve të tjerë me më pak fat e që kanë bërë një gabim kritike, duke mos u bërë kurrë të famshëm.

Uilliam Shekspir ka vjedhur “Otello” dhe “Romeo dhe Zhuljeta”
Te çmendurit e duan atë dhe kjo për arsye të forta. Ky njeri është novator i gjuhës angleze, një hokatar i praptë dhe një njeri që kënaqet duke ia ushqyer karakteret e vegjël arinjve.

Të nisim me “Otellon”, që qëndron në majën e veprave të karrierës së tij të famshme. Duke kornikuar fatkeqësitë e një kapiteni mavri, fisnik por tejet naiv të Venecias, vepra është një tragjedi legjendare e racizmit, mosbesimit, xhelozisë dhe tradhtisë. Dhe nëse po përpiqej të jetonte jetën e tij, sipas temës së veprës së famshme, Shekspiri e ka vjedhur këtë.

Novelisti dhe poeti pak i njohur italian, me emrin Giovanni Battista Giraldi, i njohur si Cinthio, shkroi një histori të shkurtër më 1565-ën, të titulluar “Një kapiten zeshkan”, të cilën historianët kanë vërejtur se ndan disa elementë me “Otellon” e Shekspirit. Cilët elementë do të pyesni? Oh, asgjë të madhe: thjesht subjektin, karakteret, disa emra, vendndodhje dhe moralin. Versioni i historisë së Cinthio-s është ai i ngjashëm me dramën e lavdëruar të Shekspirit, saqë habitemi që Shekspiri mori mundimin t’i ndërronte titullin përpara se ta zhvaste. Askush nuk do ta mbajë mend këtë djalin, Cinthio-n.

Nuk është tamam një rast i izoluar i sjelljes së Shekspirit si një student kolegji i vitit të parë, që përpiqet të sajojë një ese të minutës së fundit duke përdorur “Ctrl V” të të gjithë seksionit të Wikipedia-s; Romeo dhe Zhuljeta dukshëm është “frymëzuar” nga një poemë narrative e titulluar “Historia tragjike e Romeos dhe Zhuljetës”. Ndërsa rapsodi ngec në legjendat gojore apo historitë antike kur kërkonte për veprat e tij, “Otello” dhe “Romeo dhe Zhuljeta” dalin që janë vepra bashkëkohore që ai i ka adaptuar pa citim. Është gjithashtu fakt që këto janë edhe dy tragjeditë e tij më të suksesshme, por kjo është me siguri thjesht rastësi.

Arsyeja pse historia nuk e njeh Shekspirin si plagjiatorin e parë serial, sepse teknikisht ai nuk po bënte asgjë të gabuar. Ai nisi t’i nxjerrë veprat e tij gjatë dekadës së fundit të shekullit të 16, që i paraprinte Statutit të Anës në vitin 1710, me 100 vjet. Statuti i Anës, ishte pjesa e parë e legjislacionit, që siguronte të drejtat e pronësisë intelektuale dhe mbrojtjen e pronarëve të veprave krijuese, nga ku do të rezultonte se Shekspiri këto i ka bërë përpara se akti i vjedhjes së tragjedive të quhej i paligjshëm.

Megjithatë, ai ende dinte mjaftueshëm rreth të vjedhurit të veprave të njerëzve të tjerë për të mos u dhënë kreditet autorëve origjinalë të “Otellos” dhe “Romeo e Zhuljetës” në asnjë mënyrë.

Xhorxh Oruell e ngriti skenarin e ‘1984’-s nga një novelë e errët ruse
1984 është romani i famshëm distopik nga Xhorxh Oruell, që nuk kishte protagonistë derra që flisnin. Një histori e fuqishëm dhe tmerruese e shoqërisë totalitare e parë nga një Vëlla i Madh i gjithëpranishëm, tema e tij ka ndikuar gjithçka nga spektaklet televizive te video-lojërat dhe shoqet acaruese të dhomës që ndoshta kurrë nuk e kanë lexuar librin, por e dinë përdorimin e frazës “Big Brother” kur i referohen deduksionit të sigurisë sociale të shoqërisë.

Është argumentuar si një nga veprat më origjinale të fiksionit që është shkruar ndonjëherë dhe nuk ka pasur mungesë të imituesve, që në mënyrë të paturpe janë përpjekur të kopjojnë temat e saj provokuese gjatë viteve.

Tema qendrore dhe disa pika të rëndësishme të subjektit kanë ardhur nga një autor pak i njohur rus, i quajtur Yevgeny Zamyatin. Mund ta shkruash këtë si një rastësi, por më 1946-n (tre vjet përpara se të votohej 1984) Oruell bëri një shkrim kritik mbi librin e Zamyatin–it të titulluar “Ne”) dhe lartësoi qasjen e autorit për politikën bashkëkohore dhe atë të individit të dehumanizuar në shoqërinë moderne. Pastaj përfundoi ta përdorte temën në librin e tij.

Nuk duket ndonjë hata e madhe nëse “Ne” dhe “1984” po ngrinin kritika të totalitarizmit dhe kolektivizimit, që është i gjithë zhanri. Por Oruell vendosi të shkojë më tej më huazimin e veprës së Zamyatin-it. Ai kishte një variacion të “krim-mendimit” të quajtur “imagjinatë” dhe një “Big Brother” të quajtur “Bamirës”. Të dy romanet e shohin klasën sunduese që imponojnë një formë të sofistikuar torture në mendimtarët potencialisht të rrezikshëm, për të ndrequr temperamentin e tyre. Të dy romanet përdorin një motiv ekuacioni matematikor (2+2=5 në 1984 dhe rrënja katror e -1 në romanin “Ne”) për të përfaqësuar logjikën e papërputhshme të protagonistit dhe shtetit-polic fiktiv. Të dy kanë tipar dallues një fund pesimist, që e shohin protagonistin të deklarojë dashurinë për administratën e ligë.

Të dy librat nuk janë 100% identikë, por elementët e rëndësishëm janë të gjithë aty. Në mbrojtje të Oruellit, libri i tij është padyshim më i mirë, siç është “Lufta e Yjeve”, krahasuar me të gjithë filmat e George Lucas-it të grabitur bashkë.

Ka më shumë, nuk i kishte shkuar kurrë ndër mend Oruellit që romani i tij të ndryshonte botën e letërsisë në atë masë që e bëri. Korrespodenca e tij tregon se e trajtoi “1984” si një satirë të vogël, por ndodhi që ai shkroi duke e ditur me ndërgjegje të plotë dhe duke pranuar se nuk ishte “politikisht korrekte” dhe nuk do e shihte dritën e diellit fare. Në fakt, ai po shkruante për fansat e fiksionit “Ne” se diçka po kthehej në një industri të madhe. Një lloj “50 hijet e Grejit”.

Benjamin Franklin i huazoi barsoletat nga një satirist britanik
Ben Franklin, i famshmi Doktor Frankenshtajn i përbindëshit që është Amerika, kishte mjaft zgjuarsi të mbushte tri koka, dhe nuk ishte fare i ndrojtur që ta shpërfaqte këtë. Një nga shkarkimet e tij kreative ishte të shkruante nën emrin e penës, Richard Saunders, nën të cilin mundej dhe shpesh e bënte të sillej si një hokatar i madh sa herë që e ndjente. Personazhi Saunders ishte në ngarkim në Almanakut të “Riçardit të varfër”, almanaku me këshilla që u botua për herë të parë në fillim të 1930-s. Shumë nga barsoletat dhe këshillat e tij shpesh i atribuohen se kanë shpikur kulturën letrare amerikane, dhe botimi i tyre bëri çudira për kuletën dhe karrierën e tij letrare.

Për mëlçinë e tij? Jo edhe aq shumë.

Por si mundej një burrë, një themelues shteti, një ndriçues dhe zbutës i bishave të legjendës, të gjente kohë në axhendën e tij të tensionuar me ndërtimin e historisë që të dilte herë pas here me material kaq elegant dhe të përpunuar? Përgjigja është: nuk mundej.

Ben Franklin ishte një gjeni, nuk ka dyshim për këtë. Pavarësisht se kur doli të mblidhte material për Almanakun e tij, ai ishte i gatshëm ta huazonte nga kolegët. Në fakt, pjesa më e madhe e barsoletave të ‘Riçardit të varfër’ ishin vjedhur nga një sërë shkrimtarët klasikë ose ishin proverba të përpunuar lehtë. Një target i veçantë i tij ishte satiristi i famshëm britanik, Jonathan Swift (njeriu përgjegjës për ‘Udhëtimet e Guliverit’ dhe që na ka sugjeruar që të gjithë të hamë bebe irlandeze për të luftuar urinë). Jo vetëm që Franklin i grabiti lirshëm materialin Swift-it, por ka gjasa që ideja e të shkruarit almanakë humoristikë ishte e Swift-it.

Duke nisur nga 1708, Swift nisi të printojë një seri pamfletesh vetë, me ngjashmëri të mëdha me veprën e mëvonshme të Franklin. Swift, duke përdorur pseudonimin qesharak britanik të Isaac Bickerstaff, i mbushte pamfletet e tij me parashikime qesharake, titujt e të cilit qëllonte të ishin argumente të gjatë me almanak-bërësin e famshëm John Partridge, pavarësisht nëse kishte vdekur apo jo Partridge, të cilën ky i fundit e mohoi (Franklin më vonë do të përdorte të njëjtin argument me almanak-bërësin e tij rival, të quajtur Leeds, dhe nuk u dorëzua derisa Leeds vdiq.

Franklin nuk e mohoi kurrë hajdutërinë e tij. Në fakt, ai haptazi rrotullohet nëpër autorë të ndryshëm në almanakët e tij, por kurrë nuk ia atribuoi dikujt huazimet, sepse nuk besonte në të drejtat e autorit. Sipas logjikës së burrështetasit, sa më të njohura të tingëllonin shkrimet, aq më shumë rezononin me audiencën si një urtësi universale.

Xhek London rishkroi “Rrëfenjën e misionarit” si “Thirrja e pyllit”
“Thirrja e pyllit” është një nga romanet më të famshme amerikane të shkruara ndonjëherë. Historia e tij pikëlluese rreth mbijetesës së një qeni slitash ka frymëzuar dekada të tëra në adaptime filmash, që i kanë ndihmuar studentët e shkollës së mesme në të gjithë globin të bëjnë raportimet e një libri në mësim, edhe pa e lexuar kurrë atë.

Duke konsideruar faktin se London e ka bazuar shumicën e historive të tij, përfshirë edhe “Thirrja e pyllit” në kohën gjatë së cilës u infektua me skorbut në Yukon-in ndëshkues gjatë emigrimit në rajonin e Klondike-s, nuk ka mundësi sesi ta ketë vjedhur, apo jo?

Vetëm pak njerëz ishin të aftë të nxirrnin një prozë të dhimbshme si ajo e Londonit. Por del se një nga këta njerëz ishte laureati i ardhshëm i “Nobel”-it, Sinclair Lewis, të cilin London e punësoi ta furnizonte me ide për subjekte. London punësoi një njeri që t’i tregonte se çfarë të shkruante.

Megjithatë, t’i jepte një talenti me nivel “Nobeli” pak para për këshilla mbi skenarë ishte një nga mënyrat gjysmë të poshtra të Londonit për të mos menduar shumë vetë. Por pretendime të tjera edhe më rrënuese deklarojnë se ai i ka vjedhur librin “Misionari”, shkrimtarit të ri Egerton R. Young, një libër jo-fiksion të titulluar “Qentë e mi në tokën e Veriut” dhe e rishkroi si “Thirrja e pyllit”. Siç duket i shkuan sytë te një kritikë e shkruar mbi këtë libër, që deklaronte se përshkrimi i mbijetesës së qenve në Veriun e ngrirë ishte shumë më superior sesa i tij.

London e pranoi se pjesa më e madhe e librit të tij ishte bazuar në veprën e Young, por mohoi që termi “plagjiaturë” të aplikohej për shkak se libri i Young nuk ishte fiksion, dhe nuk mund të bësh plagjiaturë me një libër jo-fiksion. Por si mund ta rishkruante London librin e rivalit në rrëfimin e Yokon-it në një pjesë bestseller fiksioni që të konsiderohej plagjiaturë?

Kjo mund të tingëllojë logjike, por zona ishte mjaft gri, saqë London e menaxhoi situatën për ta shmangur kriticizmin. Madje ai mori kohë për ta falënderuar Young-un për frymëzimin që i siguroi me librin e tij. Ndoshta jo aq rastësisht London kaloi një pjesë të mirë të karrierës duke mbrojtur disa nga veprat e tij nga akuzat për plagjiaturë.

Alexandre Dumas ka vjedhur personazhet e “Tre musketierëve”
Edhe nëse nuk i ke lexuar kurrë “Tre musketierët”, ke parë patjetër një nga shumë filmat e bërë për ta. Charlie Sheen është në të paktën njëri prej tyre.

Për krijuesin e tyre, autorin francez, Dumas, “Tre musketierët” ishin një shpikje që i çimentuan pozicionet e karrierës. Asokohe kur dhe ishte një shkrimtar i respektuar, Dumas fitoi lotarinë e Harry Potter-it kur doli me Atos, Portos, Aramis dhe Dartanjan më 1844-n.

Çdo personazh kryesor i “Tre Musketierët” ka dalë nga vëllimi i parë i një libri të vogël të titulluar “Kujtimet e Zotërisë Dartanjan”. Autori, Gatien de Courtilz de Sandras skicon protagonistin Dartanjan, aletet e tij musketierë, femrën fatale Milady de Winter, kardinalin e keq dhe disa pika kyçe të sovjetit që më vonë do të kopjoheshin në “Tre Musketierët”.

Dumas i pëlqeu aq shumë karakteret dhe ndryshimet e papritura në subjekt të Sandras, sa për t’i proklamuar si të vetat dhe nisi të zhvillojë mbi ta. Nga kjo pikënisje ai krijoi “Tre Musketierët” me bashkëpunëtorin e parë Auguste Maquet, i cili më vonë do ta padiste për honorarët. Duma vodhi nga çdo njeri që vinte në kontakt me të. Nuk ishte një incident i izoluar as ky. Megjithëse një shkrimtar i talentuar, Dumas ishte një derr i paturp në kërkim të lavdisë. Punët e tij të hershme ishin ndihmuar shumë nga bashkëpunëtorë, asistentë dhe “burime frymëzimi”, ndërsa punët e vona karakterizoheshin nga një përdorim i lirshëm i shkrimtarëve fantazmë.

Dumas donte të bëhej një markë, një shtëpi e pushtetshme letërsie. Ndaj ishte vazhdimisht në kërkim të ideve të reja për histori dhe nuk e kishte problem t’i kërkonte në vende të dyshimta.

Me pranimin e tij, Dumas ishte krenar që përvetësonte historitë e të tjerëve, sepse i përmirësonte ato. I shtyrë për një koment mbi plagjiaturën, Dumas ofroi justifikimin e tij “Një gjeni nuk vjedh, ai pushton. Ai përfshin në Perandorinë e tij provincën që anekson: ai vendos ligjet e tij, i detyron njerëzit me subjektet e tij dhe shtrihet deri ku shkon skeptri i tij i artë. Argumenti i tij ishte se plagjiarizmi ishte si kolonizimi, që kishte të drejtën hyjnore si mendje supreme.

Më Shumë

Hapet në Prizren edicioni parë i Shkollës për Diplomaci të Diasporës

Në Prizren u hap edicioni i parë i Shkollës për Diplomaci të Diasporës, organizuar nga Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe...

16 kosovarë janë ndaluar nga autoritetet serbe, mbi 300 të bllokuar në kufi

16 kosovarë janë ndaluar nga autoritet serbe në pikën kufitare Kroaci-Serbi. Janë mbi 300 udhëtarë të cilët janë bllokuar në këtë pikë kufitare me...

Lajmet e Fundit