Shkrimtarët përçahen në manifestimin “Ditët e Lidhjes”

Ditët e LidhjesManifestimet letrare “Ditët e Lidhjes” kanë ndarë krijuesit prizrenas dhe ata të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (LSHK), pasi këta të fundit nuk kanë marrë pjesë në Orën Letrare të mbajtur në Prizren. Berat Batiu, në emër të këshillit organizativ të këtij aktiviteti nga krijuesit Prizrenas, tha për “Zërin” se LSHK-ja nuk ka dashur të bashkëpunojë me krijuesit lokal rreth organizimit të manifestimeve.

“Ky është edicioni i 21-të i këtij manifestimi, që ka nisur nga krijuesit prizrenas që në vitin 1992 dhe për këtë kemi video-xhirimet, ndërsa për shkak të rrethanave të luftës nuk është mbajtur vetëm me 1999”, tha ai. Vitet e fundit krijuesit nga LSHK-së, që më parë në kuadër të shënimit të përvjetorëve të LSHP-së mbanin aktivitetin “Drini poetik” kësaj radhe nuk e kanë mbajtur një aktivitet të tillë.

Krijues nga rajoni i Prizrenit, si dhe mysafirë nga Shqipëria e Maqedonia, në kuadër të shënimit të 136 vjetorit të Lidhjes Shqiptare, organizuan aktivitete dy ditore, të cilat i përmbyllën me Orën e Madhe letrare, të mbajtur në oborrin e LSHP-së.

Në manifestimin qendror, në Kompleksin e LSHP-së, që u mbajt menjëherë pas Akademisë Solemne, poezitë e tyre i lexuan poetët Sadik Bejko, Hyqmet B. Hasko, Agim Bajrami nga Shqipëria, pastaj Sheip Hajrullahu, Ekrem Aruli dhe Nesat Memeti nga Maqedonia. Në mesin e kriuesve nga rajoni i Prizrenit para artdashëve të fjalës poetike janë paraqitur Nexhat Çoçaj, Musa Bushrani, Selajdin Krasniqi, Qazim Thaçi dhe të tjerë.

Aktivitetet në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Lidhjes” kanë nisur një ditë më parë me orën letrare për fëmijë të mbajtur në shkollën
“Emin Duraku”.
Poeti Bejko nga PEN qendra e Tiranës, tha se është nder të jesh pjesë e një aktiviteti me përmasa kombëtare sikurse është manifestimi tradicional me rastin e 136 vjetorit të LSHP-së.

Për përkrahjen dhënë organizimit të këtij manifestimi, Batiu ka falënderuar kryetarin e komunës së Prizrenit, Ramadan Muja. Ai tha se shpreson që me një përkrahje më të madhe financiare, ky aktivitet ta rikthejë edhe Konkursin letrar, që mbahej në edicionet e viteve të tjera.

Më Shumë

Kurti viziton ekspozitën digjitale kushtuar Ukshin Hotit në Krushë të Madhe

Në 83-vjetorin e lindjes së Ukshin Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Ekspozitën Digjitale “DheShkronjë”, të hapur në Amfiteatrin e...

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Lajmet e Fundit