12 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Shkrimtari Ismail Kadare vjen edhe me një libër (FOTO)

Shkrimtari i madh shqiptar sjellë librin e ri “Proza e shkurtër, në një vëllim”, është libri i ri i shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare, shkruan KultPlus.

Dje shkrimtari Ismail Kadare, është takuar me drejtoreshën e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë Persida Asllani, me ç’rast kanë biseduar për këtë botim të ri të Kadaresë, i cili do të vijë nga Shtëpia Botuese Onufri.

Lajmi është bërë i ditur nga Onufri, të cilët përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, kanë publikuar një fotografi të Kadaresë, dhe një mbishkrim duke dhënë detaje për librin e ri. Në këtë libër voluminoz do të përmblidhen tregime dhe novela të shkruara që nga viti 1953 deri më 2008. Ndërsa tregimet dhe novelat në një vëllim janë zgjedhje e autorit./ KultPlus.com

Më Shumë

Suharekë, homazhe në kujtim të viktimave të familjes Berisha

Në përkujtim të një prej ngjarjeve më të dhimbshme të luftës në Kosovë, sot u zhvilluan homazhe në nder të viktimave të familjes Berisha....

27 vjet nga masakra e familjes Berisha në Suharekë

27 vjet më parë, forcat serbe, fillimisht kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të rreth 50 anëtarëve të familjes Berisha, e më pas...

Lajmet e Fundit