Shoqata Familjare e të Zhdukurve, lutje bashkisë së Korçës për Bregoviqin

Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës nëpërmjet një shkrese drejtuar Bashkisë së Korçës, i ka kërkuar që të anulojë pjesëmarrjen e Goran Bregoviq në Festivalin e Birrës.

Kryetari i këtij këshilli, Ahmet Grajçevci në këtë shkresë thekson se nëse Bashkia e Korçës nuk mund të bashkohet në kauzën për të ditur të vërteten për fatin dhe vendodhjen e 1632 të zhdukur, të paktën të respektohet dhimbja e familjarëve.

“Mos na lëndoni më shumë duke lejuar pjesëmarrjen e Goran Bregoviqit ose të ndonjë artisti tjetër serb, që për këto 22 vite bënë përpjekje të vazhdueshme të mohojnë krimet gjenocidiale”, thuhet në shkresën e kryetarit të KKAFZhK-së, Ahmet Grajçevci, i cili përfaqëson mbi 20 shoqata të familjeve të të zhdukurve në Kosovë.

Më Shumë

Sot Çekia-Kosova: Dardanët synojnë rezultat pozitiv

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot në Pragë luan kundër Çekisë, në një ndeshje miqësore. Çekët dhe Dardanët do të përballen në Epet Arena, në...

Totaj priti një delegacion të lartë të FMN-së

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të lartë nga institucionet financiare ndërkombëtare, i cili po qëndron në Kosovë...

Lajmet e Fundit