3.6 C
Prizren
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Shoqata e të verbërve kërkon zbatimin e ligjit

Te verberit1Shoqata e të Verbërve të Kosovës, kërkon zbatimin e ligjit i cili parasheh, ndër të tjera që kjo kategori të gëzoj edhe një pension. Zyrtarë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale deklarojnë se nga 1 janari 2014, personat e verbër do të paguhen në mënyrë retroaktive.

Kryetari i Shoqatës së të Verbërve, Mexhid Foniqi ka kërkuar edhe një herë zbatimin e ligjit për personat e verbër. Sipas tij, zbatimi i ligjit është zvarritur për shkak se disa nga ministritë të cilat implikohen në këtë ligj, nuk i kanë nxjerr udhëzimet administrative të cilat i parasheh ligji.

“Ajo çfarë ne më shum na brengos është mos zbatimi i ligjit për personat e verbër i miratuar me 14 qershor të vitit 2012 , me qëllim të implementimit prej 1 janarit 2013. Dhe tash pothuajse jemi në fund të vitit 2013 ende personat verbër nuk kanë filluar t”i gëzojnë të mirat materiale të cilat i ofron ky ligj”.

Zyrtarë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, i thanë Radio Kosovës se të gjitha procedurat kanë përfunduar dhe tashmë pagesat për këtë kategori të shoqërisë do të nisin nga viti i ardhshëm. Këshilltari politik në këtë ministri,Behxhet Gaxhiqi tha se pagesat do të bëhen në mënyrë retroaktive.

“Deri më tani, në Administratën Pensionale, kanë aplikuar për të shfrytëzuar këtë të drejtë të kategorisë së pensioneve, afër 650 persona. Zbatimi i ligjit për të verbrit, gjegjësisht pagesa për këtë kategori, do të fillojë në fund të muajit janar të vitit 2014. Të gjithë aplikuesit, të cilët i plotësojnë kriteret e parapara me ligj, do të paguhen në formë retroaktive, prej momentit kur kanë filluar të aplikohen”.

Ndryshe, Kreu i Shoqatës së të Verbërve, Mexhid Foniqi tha se gjatë vitit 2013, UNDP i ka ndihmuar të verbrit me disa trajnime në fushën e sigurisë për situatat emergjente. Po ashtu, në përkrahje të UNDP po përgatitet një film i metrazhit të shkurtër për përditshmërinë e një të verbri. E gjithë kjo për të pasqyruar sfidat me të cilat përballet gjatë jetës një person i verbër.

Më Shumë

Dy raste të sfidës ‘Superman’ në shkollat e Prizrenit, Policia dhe Komuna marrin masa

Zyrtarë të qeverisë komunale në Prizren dhe ata të Policisë së Kosovës kanë njoftuar se kanë ndërmarrë veprime për parandalimin e vetëlëndimeve të nxënësve...

Narkotikë të fshehur në rroba, parandalohet kontrabanda në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka parandaluar kontrabandën me substanca të dyshuara narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Sipas njoftimit thuhet se gjatë një vizite...

Lajmet e Fundit