8.8 C
Prizren
E diel, 25 Janar, 2026

Shoqatat e dala nga lufta në Prizren, të shtunën dalin në protestë

flamuri ovlShoqatat e dala nga lufta e UCK-së në Prizren janë duke e përcjellë me shqetësim të madh situatën aktuale politike në vend.

“Duke e parë paaftësinë, mos guximin dhe keqmenaxhimin e Qeverisë së Kosovës, me rastin e trashëgimtarit të Slobodan Millosheviçit, ministrit Jabllanoviç, i cili me gjuhën më të vrazhdë të mundshme i ofendon nënat shqiptare dhe shqiptarët në përgjithësi”, thuhet në komunikatën e përbashkët të shoqatave të luftës në Prizren.

“Po ashtu duke e përcjellë me shqetësim të thellë edhe grevën e minatorëve të Trepcës, të cilët ndër vite kanë mbrojtur pronën shtetërore, ne si Shoqata, të cilët jemi trashëgimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, konsiderojmë se duhet solidarizuar me vëllezërit tonë të cilët po qëndrojnë të patrembur te Minierat tona”.

“I bëjmë me dije kësaj Qeverie se, ne kurrsesi nuk do te lejojmë që Trepça të falet, e gjithashtu as nuk do të lejojmë që një shkja , si puna e Jabllanoviçit të na ofendoj, aq me pak në vendin tone”.

“Si pasojë e kësaj ne do ti bashkangjitemi protestës së thirrur nga Shoqata “Thirrjet e Nënave”, me datë 24 Janar, ku në mënyrë të organizuar do të udhëtojmë për Prishtinë”.

“Bëjmë apel tek të gjithë Veteranët, Invalidët, anëtarët e familjeve të dëshmorëve, ish të burgosurit politikë, por gjithashtu edhe tek të gjithë qytetarët e vendit që t’i bashkëngjiten protestës deri në shkarkimin e fashistit Jabllanovic”.

Nisja nga Prizreni për në Prishtinë bëhet nga Stacioni i Autobusëve, prej orës 12.00./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Zhduket një 39-vjeçar nga Banja e Malishevës, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij

Është zhdukur Avdyl Begaj, 39-vjeçari nga fshati Banjë e Malishevës. Në bazë të njoftimit të fshatit, thuhet se për herë të fundit ai është parë...

Djali i Nait Hasanit ndalohet për keqpërdorim të votave – Avokati jep detaje

Në mesin e 100 personave të ndaluar sot nga Prokuroria Themelore në Prizren, në lidhje me keqpërdorimet e votave për kandidatë në zgjedhjet e...

Lajmet e Fundit