3.2 C
Prizren
E shtunë, 28 Shkurt, 2026

Shoqëria civile angazhohet për mbrojtjen e rrjedhave ujore në Rahovec

Këtyre ditëve në komunën e Rahovecit filloi realizimi i projektit ambientalist, me fokus të veçantë mbrojtjen e rrjedhave ujore dhe të lumenjve në disa rajone të kësaj komune. Shqetësimi në rritje për ndotjen e rrjedhave ujore dhe shkatërrimin e shtretërve të lumenjve, shkatërrimin e florës dhe faunës në këtë rajon, ka nxitur shoqërinë civile për të reaguar me qëllim të sensibilizimit të opinionit për mbrojtjen e këtyre pasurive kombëtare.

Qëllimi i këtij projekti është të bëjë; Identifikimin e shkaktarëve të ndotjes së ujërave, hartimin dhe publikimin e metodave mbrojtëse të shtretërve të lumenjve, adresimin e shkaktarëve degradues tek organet kompetente vendore dhe nderkombëtare, diskutimin e problemeve të identifikuara; përmes tryezave, punëtorive dhe publikimeve të ndryshme. Fokusi i këtij projekti do të jenë rrjedhat ujore në Rahovec (Lumi Duhllo dhe Rimnik), në fshatin Sopniq (Lumi Sopniq) dhe në fshatin Fortesë (Lumi Bellaja). Projekti mbeshtetet nga “CRESSIDA, REC- Kosova”, ndërsa realizimin do ta bëjë OJQ “KRR” (Këshilli Rinor i Rahovecit)./PrizrenPrss.com/

Më Shumë

OVL UÇK-ja nis peticionin kombëtar drejtuar Dhomave të Specializuara në Hagë

Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së ka njoftuar se nga sot nis peticioni kombëtar drejtuar Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Sipas OVL...

Çahet toka në “Tusus” të Prizrenit, banorët ndihen të rrezikuar

Banorët e lagjes “Tusus” të Prizrenit janë të shqetësuar për faktin se toka në këtë pjesë, po çahet dita-ditës, dhe të po ndihen...

Lajmet e Fundit