Kampioni i Kosovës Ballkani ka mësuar kundërshtarin në raundin e play-offit për Ligën e Konferencës, ku do të takohet me humbësin e ndeshjes Sheriff Tiraspol – Bota Borisov.
“Xhebrailat” prioritet e kanë të tejkalojnë Red Lincoln në raundin e tretë kualifikues, por tashmë janë në dijeni se me kë do të takohen në Play-off.
Ballkani do ta presë humbësin e takimit Sheriff Tiraspol – Bota Borisov, që do të garojnë në kuadër të Ligës së Evropës.
Ndeshja e parë do të zhvillohet në Prishtinë, ndërsa datat ende nuk janë caktuar.
Përndryshe, fillimisht kampioni i Kosovës përballet me klubin nga Gjibraltari, më saktësisht këtë të enjte në “Fadil Vokrri” më fillim nga ora 20:45, kurse ajo kthyese zhvillohet një javë më vonë.
Ballkani mbetet skuadra e vetme nga Kosova që po vazhdon garat në Evropë pasi tashmë janë eliminuar Drita, Dukagjini dhe Gjilani.