18.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Shpallen fituesit e krijimtarisë letrare shqiptare

Dhjetë autorë shqiptarë janë shpallur të premten fituesit e Krijimtarisë Letrare Shqiptare, një fond i krijuar nga Ministria e Kulturës e.

Në zbatim të politikave të Ministrisë së Kulturës për mbështetjen e autorëve shqiptare dhe promovimin e letërsisë shqipe u hap Fondi për mbështjetjen e krijimtarisë letrare shqiptare, nëpërmjet së cilit u vendos të financoheshin 10 autorë shqiptarë me një shumë prej 250.000 lekë.

Në thirrjen për këtë konkurim u paraqitën 57 drafte krijimtarie të cilat iu nënshtruan për rreth një muaji procesit të përzgjedhjes nga ana e Jurisë.

Juria, e ngritur për këtë qëllim, e përbërë nga Prof. Asoc. Dr.Çapajev Gjokutaj, studiues i letërsisë, Ardian Vehbiu, shkrimtar e studiues, Ben Andoni, gazetar e përkthyes, mori në shqyrtim draftet e koduara, pa emrat e autorëve përkatës, për të siguruar paanshmëri të plotë në procesin e vlerësimit.

Në përfundim të procesit vlerësues, Juria përzgjodhi si të meritueshme për mbështetje financiare veprat e mëposhtme – autorët e të cilave u bënë të njohur pasi gjithsecili nga anëtarët e jurisë kishte depozituar vlerësimin e vet me pikë.

Në gjininë e poezisë: Luljeta Lleshanaku, Rudina Çupi
Në gjininë e prozës së shkurtër: Idlir Azizaj, Josif Papagjoni, Arben Dedja
Në gjininë e romanit: Arian Leka, Romeo Çollaku, Gazmend Krasniqi, Grigor Banushi, Darien Levani

Për vlerësimin e këtyre autorëve, juria u bazua në këto kritere:
1. Aftësinë për t’i dhënë frazës dhe tekstit një formë estetike, ku zotërimi i të shprehurit të ndërthuret me aftësinë për ta befasuar lexuesin.
2. Freskinë dhe gjallërinë e figuracionit dhe të ritmit (në poezi).
3. Praninë e shenjave se autori është në kërkim prioritar të risive në formë.
4. Tematika jo-rutinë, stimuluese dhe tërheqëse për lexuesin.
5. Prova që personazhet e prezantuar nuk janë hije as stereotipe të letërsisë së traditës.

Juria gjithashtu vëren me keqardhje se pati edhe ndonjë autor që nuk arriti të përfshihej në dhjetëshen fituese ndonese prurjet ishin interesante. Vlerësimi është kryer në respekt të pikëzimit dhe të metodologjisë së vlerësimit vetëm të vlerës së projektit letrar dhe jo të CV letrare të aplikantëve.

Një dukuri e tillë nuk mund të shmangej dhe ajo tani dëshmon që procesi i vlerësimit dhe i përzgjedhjes ka qenë më objektivi i mundshëm. Po kështu Juria i inkurajon autorët jo fitues të vijojnë me shkrimin e teksteve letrare duke premtuar kështu krijime te suksesshme.

Juria dëshiron të përgëzojë autorët për cilësinë e drafteve të paraqitura në konkurim dhe uron 10 fituesit me bindjen se do të arrijnë të çojnë deri në fund projektet e tyre dhe t’i japin lexuesit vlera letrare të mirëfillta. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Nis rikonceptimi i ekspozitave të përhershme brenda Muzeut të Lidhjes së Prizrenit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se ka nisur rikonceptimi i ekspozitave të përhershme brenda Muzeut të Lidhjes...

Tërmet në Malishevë

Pasditen e së hënës ka ndodhur një tërmet në zonën e Malishevës. Siç raporton Meteo Kosova, tërmeti ka qenë epiqendër në mes të Malishevës dhe...

Lajmet e Fundit