DokuFest sonte në Prizren

Në qytetin e Prizrenit hapet sot (8 gusht) zyrtarisht edicioni 14-të i Festivalit Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, DokuFest, dhe zgjatë tetë ditë, deri më 16 gusht.

Me fillim nga ora 20:00 në Kino Lumëbardhi mbahet ceremonia hapëse dhe shfaqet filmi “Those who feel the fire burning” nga regjisori Morgan Knibbe.

Çdo vit ky festival i dedikohet një teme e cila trajtohet me një numër aktivitetesh, përfshirë panele dhe debate me filmëbërës dhe me ekspertë të ftuar ndërkombëtar dhe vendor, këtë vit DokuFesti trajton migrimi, konteksti shoqëror i tij global dhe lokal si dhe pasojat e tij.

Bazuar në edicionet e kaluara pritjet janë që edhe ky DokuFest të mbledhë në Prizren shumë vizitorë dashamirë të filmit e kinemasë, vendorë e ndërkombëtarë. PrizrenPress.com/

Më Shumë

Mallorca vendos çmimin për Muriqin, prizrenasi drejt largimit

Krerët e Mallorcas raportohet se tashmë kanë përcaktuar çmimin për kartonin e sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili pritet të largohet...

Dragashi organizon turne futbolli për fëmijë me rastin e 1 Qershorit

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Komuna e Dragashit përmes Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me Lidhja...

Lajmet e Fundit