8.1 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Shpend Ahmeti nuk kandidon për kryetar të VV-së

Ahmeti-VV5-25Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, ka thënë se statuti i kësaj partie është me demokratik në vendin tonë. Sipas tij, VV-ja është e vetmja qe organizon zgjedhje një anëtar një votë.

Ai në emisionin “Interaktiv” në KTV, ka thënë se secili anëtar i kësaj lëvizje ka të drejtë të konkurroj dhe se të gjithë ata qe janë të interesuar kandidaturat duhet t’i paraqesin deri më 21 janar. Por, Ahmeti e ka bërë të qartë se nuk do të kandidojë për të parin e VV-së, transmeton Gazeta Tribuna.

“Albini mund të konkurrojë edhe për një mandate të ri tre vjeçar. Unë nuk mund të flas ne emër të krejt anëtarësisë, por unë besoj në punën dhe udhëheqjen e tij”, ka thënë Ahmeti.

Më Shumë

Rreth 700 mijë euro dëm nga fajdeja, një i arrestuar e katër persona në kërkim në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren dhe katër të tjerë janë në kërkim policor pasi dyshohen për fajde. Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar...

24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2000 tiketa të shqiptuara dje në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin e ditës së djeshme, sipas të cilit nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet, ndërsa 24 aksidente kanë...

Lajmet e Fundit