7.9 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Shpend Ahmeti polemizon me kryeministrin Mustafën

shpend ahmeti ne protestNë një postim në rrjetin social Facebook, kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka polemizuar me kryeministrin e vendit Isa Mustafa rreth demonstratave të sotme dhe shpenzimeve për sheshin e kryeqytetit.

Ja çfarë ka shkruar Ahmeti në Facebook:

Mustafa e paska thirr kryeministrin e Punëve të Jashtme me i ndihmu në konferencë për me kërcënu edhe më shumë qytetarët. Sipas tyre me dhunë e paskan shpëtu pushtetin që natyrisht është halli më i madh i tyre.

Muatafa nuk mujti pa më përmend duke treguar se i ka shpenzuar 8 milionë në shesh dhe se unë po tentojsha me ja prish. Më mirë është me fol për keqpërdorimet milionëshe në shesh. Më mirë është me fol për Jabllanoviqin. Më mirë është me fol për migrimin e jo për paranojën e ruajtjes së pushtetit. Më mirë është me fol për atë çka po na pret si Kosovë me këtë qeveri.

Duke i parë rrahjet e qytetarëve, jam i tmerruar me masat që Mustafa i merr duke menduar se qytetarët po dojnë me ja marr karrikën.

Më Shumë

Modern Talking për herë të parë në Kosovë, Thomas Anders & Band do të performojnë në HardhFest

Në kuadër të edicionit të radhës, festivali Hardh Fest do të mirëpresë një nga emrat më të njohur të muzikës pop të viteve ’80....

Një qiell për Ajvaz Shehun

Enver Sulaj /… që sot, pas 27 vjetësh, ai ka një vendprehje…/ Do ta filloj me qiellin Këtë poezi për ty, Ajvaz Shehu Që sot është errësuar Është përskuqur Është...

Lajmet e Fundit