Limaj: Mustafa e Thaçi bënë deklarata arrogante

Fatmir  Limaj 5Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka shprehur keqardhje për eskalimin e dhunës në protestën e sotme. Ndërsa, i ka quajtur deklarime partiake dhe arrogante deklaratat e bëra nga kryeministri Mustafa dhe zv/kryeministri Thaçi.

Limaj tha se ministri Jabllanoviq me deklaratën e tij skandaloze ka shkaktuar reaksionin e qytetarëve.

“Ai me deklaratën e tij ka fyer pjesën më të ndjeshme të qytetarëve. Ai më ka bërë një gjysmë kërkimfalje. Por ka përsëritur gabimin duke deklaruar se nuk ka qenë në dijeni për atë që ka ndodhur në Kosovë gjatë luftës”, tha Limaj, për KTV .

Limaj tha se kryeministri dhe zv/kryeministri në vend se të dalin të japin deklarata shtetërore, ata dalin bëjnë deklarata partiake.

“Ata dalin e bëjnë deklarata me të cilat përpiqen të frikësojnë qytetarët. Ata kanë bërë deklarime arrogante, duke thënë se opozita po kërkon marrjen e pushtetit me dhunë”, tha ai.

Më Shumë

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Granit Xhaka arrin marrëveshje me Chelsean?

Chelsea po përgatit një ofertë për Granit Xhakën, me Xabi Alonson që i ka kërkuar pronarëve të klubit angles që të finalizojnë marrëveshjen për...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit