Shpërblim, 30 mijë euro kush jep informacion për vrasjen e çiftit çek

Policia e Shqipërisë ka njoftuar sot se do të jap 30. 000 euro shpërblim për këdo që jep informacion për autorët e vrasjes së dy turistëve çekë në Prekal të Dukagjinit.

Policia garanton ruajtjen e anonimatit të plotë për personin që do të ndihmojë në dhënien e informacioneve të vlefshme për vrasësit, raportojnë mediat në Shqipëri.

Deri më tani nuk ka ende asnjë të arrestuar, por janë shoqëruar rreth 30 persona në polici për t’u pyetur.

Numri i vënë në dispozicon nga policia është ky: 0694103984.

Udhëtimi i dy çekëve në veriun e Shqipërisë, Michael Svatos, 27 vjeç dhe Anna Kosinova, 36 vjeçe përfundoi në tragjedi, të cilët u vranë me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në fshatin Prekal të Dukagjinit.

Më Shumë

Sot nis edicioni i katërt i Rock & Blues Music Festival në Prizren

Prizreni nga sot do të jetë qendra e adhuruesve të muzikës rock dhe blues, pasi sonte nis edicioni i katërt i “Rock & Blues...

Amarildo Bakaj demolon Ivanoviqin – fitore me nokaut në raundin e dytë

Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj ka dhuruar një paraqitje mbresëlënëse në MHP Arena të Ludwigsburgut, duke e mposhtur me nokaut teknik në raundin e dytë...

Lajmet e Fundit