33.8 C
Prizren
E martë, 22 Korrik, 2025

Shpirti i Kasembegut “fluturon” nëpër shtëpitë prizrenase

Njëri ndër mitet apo legjendat më të dhimbshme është ajo për burimin e Kasembegut në Prizren. Kur Prizreni e kishte këtë burim, ky burim në formë jazi shkonte tek secila familje dhe aty i freskonte familjet e vjetra të Prizrenit. Qytetarët kishin besime të ndryshme për këtë krua, saqë e mendonin si diçka të shenjtë. Prandaj, ai burim ka “shëtitur” tek qindra e qindra shtëpi të qytetit historik.

Nehale Paçarrizi, e familjes së Ymer Paçarrizit, një dijetari të këtij qyteti, tregon se si ende ata besojnë se shpirti i Kasembegut frymon nëpër shumë shtëpi të këtij qyteti dhe besojnë se shpirti i tij dhe amaneti i tij ende frymon në burimet e këtij qyteti. “Shpirti i të madhërishmit Kasembeg ende thuhet se jeton dhe shërbimet e abdesit i kryen duke fshirë duart e fytyrën me peshqir, të cilin e lëmë të terur dhe e gjejmë të lagur. Të gjithë ne mendojmë se shpirti i Kasembegut frymon në shpirtin tonë”, shprehet ajo dhe fillon të pëshpëritë lutjen tek Zoti, shkruan gazeta Kosova Sot.

“Shpirti i Kasembegut merrte abdes në secilën nga këto familje”

Paçarrizi shprehet për “Kosova Sot” se të gjitha shtëpitë ku prekte ky burim, konsiderohej se prekeshin nga të shenjtët.

“Potoku i Kasembegut” kalonte nëpër oborret tona dhe ky ishte një “potok” fati. Këtë e provonte secila familje. Kjo legjendë kishte të bënte me faktin se në mbrëmje peshqirin e terur e linim tek potoku bashkë me nallanet, kur zgjoheshin në mëngjes e shihnim të lagur, shprehet ajo. Mendon se shpirti i Kasembegut merrte abdes në secilën nga këto familje. “Edhe sot e kësaj dite i besoj dhe pse potoku është zhdukur, unë gjatë verës e vendos peshqirin dhe nallanet aty tek kroi. Aty e shoh se në mëngjes ka marrë abdes shpirti i Kasembegut”, thekson ajo, duke shtuar se kujdeset edhe për shpirtrat e tyre. Edhe Zylfi Fusha shpjegon për rëndësinë e këtij burimi, duke shtuar se kjo legjendë e pasuron shpirtin e secilit prizrenas të moshuar.

Rrjedha e ujit për pastërtinë shpirtërore

Profesor Sylejman Randobrava shprehet se kjo është një gjetje e dashurisë së vërtetë. “Janë të shumtë ata që besojnë se kjo është çështje kimie, ashtu si të tjerë që thonë se çdo gjë është çështje fati. Pikërisht te fati bazohet “legjenda e fillit të kuq”, një besëtytni mjaft e përhapur dikur në këtë qytet, por edhe tani ajo ka mbetur vetëm si një besëtytni. Thuhet se secili prej nesh lind me një fill të kuq të padukshëm të lidhur te gishti i vogël i dorës së majtë, i cili na lidh pazgjithshmërisht me shpirtin tonë binjak, me të cilin herët ose vonë do të takohemi”, shprehet ai. Në këtë lidhje thekson se nuk ka rëndësi koha, rrethanat dhe distancat, pasi filli i kuq është i gjatë dhe nuk këputet kurrë. “Kjo legjendë rindërtohet bazuar në një rrëfim të lashtë të këtij qyteti. Dikur kur kërkohej nisja e shtëpisë. Këtu thuhet se e kishte takuar në shkallët e një tempulli një të moshuar, i cili lexonte një libër në një gjuhë, që nuk kuptohej, por që ishte i shqetësuar për problemet e njerëzve, sidomos për martesat. I moshuari i kishte thënë të riut se shpirti i tij binjak ishte vetëm 3 vjeçe dhe duhet të priste 14 vjet para se ta takonte dhe ta bënte të tijën. Kureshtari vendoste që ta takonte vajzën që i tha i moshuari. Një ditë kur shkoi në treg mbeti i zhgënjyer, pasi vogëlushja ishte e varfër dhe e vetmja zgjidhje për të shmangur martesën me të, ishte që ta vriste. Kështu që dërgoi shërbëtorin e tij që ta vriste. I porosituri mendonte se e kishte kryer misionin pasi e kishte goditur mes syve. Për 14 vjet me radhë, kur nuk arriti të gjente nuse të përshtatshme për të, deri kur në qytetin e afërm. E reja ishte e bukur, e mbajtur, por kishte një shenjë në ballë, të cilën e mbulonte”, kjo është njëra nga ato legjenda, tregon Randobrava. Ndërsa Zylfi Fusha pohon se kjo legjendë është njëra ndër legjendat e pastërtisë, që paraqet rrjedhën e ujit e bashkë me të edhe pastërtinë shpirtërore që dikur u besonin prizrenasit.

(Kosova Sot) 

Image

Më Shumë

Prizreni debuton si vendas në Ligën e Parë kundër Trepçës ’89

Sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti për edicionin 2025/2026 të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, ku...

Liria udhëton në Tiranë për përballjen miqësore ndaj 26 herë kampionit të Shqipërisë

Liria e Prizrenit do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj Tiranës, klubit më të suksesshëm në historinë e futbollit shqiptar, raporton PrizrenPress. Përballja do të...

Lajmet e Fundit