Shqetësuese, mbi 150 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë

Ditëve të fundit në vendin tonë është shtuar numri i aksidenteve në komunikacion, ku disa prej tyre kanë përfunduar edhe me fatalitet.

Policia e Kosovës ka bërë me dije se vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 155 aksidente trafiku.

Siç njofton policia, gjatë 24 orëve të fundit një person ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve në aksident, ndërsa janë shënuar edhe 37 aksidente trafiku me persona të lënduar.

Kurse, 118 aksidente tjera kanë qenë vetëm me dëme materiale.

Brenda 24 orëve të fundit, policia ka arrestuar edhe 28 persona, ku 21 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe një në vuajtje të dënimit.

Më Shumë

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Përmbyllet manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Me një ceremoni solemne të mbajtur në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, është përmbyllur edicioni i sivjetmë i manifestimit tradicional “Java Remzi...

Lajmet e Fundit