10.8 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

Shqipëria dhe Serbia përplasen në OSBE për Kosovën

OSCE-vjeneShqipëria dhe SHBA-të kanë kërkuar anëtarësimin e Kosovës në OSBE, mirëpo një gjë e tillë është kundërshtuar ashpër nga Serbia.

Sherr në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën për Siguri e Bashkëpunim në Evropë.

“Gazeta Shqiptare” zbardh sot debatin që u zhvillua në mbledhjen e OSBE-së në Vjenë, ku përfaqësuesit e Shqipërisë dhe SHBA-ve kanë kërkuar pranimin e Kosovës në këtë organizatë, ndërsa ambasadori i Serbisë e ka refuzuar atë. Ambasadori shqiptar, Spiro Koçi ka propozuar pranimin e shtetit më të ri në Evropë si pjesëmarrës, kërkesë e mbështetur edhe nga zv/ambasadorja amerikane, Kate Byrnes, por kjo u kundërshtua fort nga ambasadori i Serbisë në OSBE, Vuk Zugiq, i cili ka mundur të bllokojë sërish kërkesën e tyre.

Më 13 nëntor 2014 në Vjenë, Këshilli i Përhershëm i OSBE-së mbajti takimin e radhës, ku një prej shqetësimeve të delegacionit të Bashkimit Evropian, është fakti që në Kosovë, edhe pse kanë kaluar 5 muaj nga zgjedhjet, nuk është formuar ende qeveria dhe institucionet e tjera. Sipas delegacionit të BE-së në Këshillin e Përhershëm, kjo situatë e krijuar po pengon reformat dhe proceset integruese të Kosovës, si dhe procesin e dialogut me Serbinë.

Më Shumë

Krasniqi me disponim të mirë krah Totajt: Prizreni i Shaqës është Prizreni i ëndrrave tona

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka udhëtuar drejt Prizrenit për kryetarin aktual të kësaj komune, njëherësh kandidat për një mandat tjetër, Shaqir Totajn. Përmes një...

E dhimbshme: Pas një sëmundje të rëndë, vdes profesori nga Suhareka

Pas një sëmundje të rëndë, ka vdekur ditën e djeshme profesor Faton Kabashi nga Krushica e Poshtme e Suharekës. Lajmi për vdekjen e tij u...

Lajmet e Fundit