14.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Llomotitjet e Sheshelit

Agim MuhaxheriShkruan: Agim Muhaxheri

Tipi i Lombrozes, Vojisllav Shesheli është “çartë”. Ai jo vetëm të vetët, Nikoliqin e Vuçiqin, por edhe të tjerët i nxjerrë në grykë të topit. I del punë të merret me Kosovën. Kujton ky maiak se shqiptarët e presin me lule. I ka ditët e numëruara. Krerët e Beogradit i kanë çuar duart nga ai. E presin urdhërin “nga lartë”, ta lidhin dhe ta kthejnë në burgun e Scheveningenit, aty ku u dergj afro 12 vjet

I është ndalur ora radikalit serb Vojisllav Sheshelit. Tribunali i Hagës e liroi përkohësisht për “shkaqe humanitare”, sëmundjes së kancerit. Por ky assesi të mbushet mend.

E kujton veten si hero. Me të arritur në aeroportin e Beogradit, i pritur nga një numër i vogël i ithtarëve të tij, mbajti fjalim patetik. Krerët e Beogradit, ish – partiakët e tij, Tomisllav Nikoliqin e Aleksandër Vuçiqin i nxori në grykë të topit. Iu kërcënua se do t’i batis.Në gryke të topit e nxori edhe Tribunalin e Hagës duke u krekosur se këtu nuk do të shkojë me dëshirtën e tij pos nëse e lidhin.

E pikërisht do ta lidhin të vetët, kush tjetër pos nxënësi i tij, kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiqi.
Serbët e bëjnë politikën e tyre, nuk e lejojnë tipin t’ua turbulloj ujin.

Kasapin e Ballkanit Sllobodan Millosheviqin e pati dërguar në Hagë kryeministri Zoran Gjingjiqi, të cilin pastaj e fshinë nga faqja e dheut. Ndërkaq, Sheshelin do ta kthej “rikuerc”, në burgun e Scheveningenit nxënësi i tij, Aleksandër Vuçiqi.

Sheshelit i doli punë të merret edhe me Kosovën. I dha një intervistë “ekskluzive” Klan Kosovës. Këtë lajm të premtën (5 dhjetor) e transmetuan kanalet tona televizive. Krekoset ai se nëse partia e tij e merr pushtetin, “do të çojë në Kosovë ushtrinë serbe”. Shihe ti, ushtrinë serbe.
E tutë arushën me shoshë.

Kujton ai se shqiptarët e Kosovës e presin me lule.

Gazetarit të Klan Kosovës s’ju ka kujtuar t’i shtrojë pyetjen: E di ti, apo s’e di se Shqipëria ëshët anëtare e Paktit Veriatlantik, NATO-s dhe si lufton ti me superfuqinë botërore.
Është e njohur teoria e kriminologut italian Cezare Lombrozo për krimilenin e lindur. I tillë është edhe Shesheli. Jo rastësisht ai nuk akuzohet për krime të luftës dhe krim kundër njerëzimit ndaj boshnjakëve dhe kroatëve.
Shumë të zeza i bëri edhe në Kosovë.

Tipi i Lombrozës, Shesheli iu pat kërcënuar shqiptarëve të Kosovës se do t’i dëbojë matanë Bjeshkëve të Nemuna. Ëndrra e tij nuk u realizua.

Ujku i kishte kafshuar shpatullën gomarit, e ky thoshte: Dhashtë Zoti të jem në ëndërr. Ëndrrën e tij Shesheli ia rrëfeu kësaj radhe kanalit televiziv të Prishtiëns Klan Kosovës.

Shesheli, e di se si regjimi i Millosheviqit e pati ngujuar në burgun e Gjilanit. Dhe, ky këtu zdeshej deri në brez, rrezitej dhe iu kërcënua personelit të burgut se do t’i burgos. Nuk arriti ta jetësojë këtë ëndërr.

Shesheli arrogant, i paturpshëm, e pati quajtur kurvë ish-prokuroren ndërkombnëtare Karla Del Ponten, i fyu rëndë edhe gjykatësit e Tribunalit të Hagës. Këtij ia “zgjatën procedurën”, e dergjën 12 vjet në birucë, mu për shkak të llomotitjeve të tij. Çka ta ban goja, s’ta ban askush.
Le të llomotit sa të dojë, tjetër punë nuk ka.
Karvani ecën, qentë le të lehin.

Më Shumë

U themelua zyrtarisht Muzeu i Masakrës në Krushë të Madhe

Në pikën e dymbëdhjetë të seancës së rregullt të Kuvendit Komunal të Rahovecit, qw u mbajt dje, në praninë e profesorëve të Universitetit të...

Ndërprerje në furnizimin e ujit në Prizren dhe Malishevë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar konsumatorët se sot me datën 26.04.2024 prej orës 10:20 për shkak të defektit të...

Lajmet e Fundit