Këtu nuk e kam ndermend t’i shkoqisë apo përimtoj këto detyra të mëdha, por t’i përvijoj në vija të trasha duke ua lënë veprimin përimtues ekspertëve të lëmive përkstse.
Këto detyra janë:
1. – Krijimi i një Forumi të ekspertëve të lëmisë Juridike që do të ndihmonin Reformimin e Sistemit të Drejtësisë dhe ngritjen e kapaciteteve ligjbërëse sipas standardeve më të avansuara. Që ekspertët e kësaj fushe ta formojnë një Grup të ekspertëve që të kontrollojnë çdo kontratë të privatizimit të përfunduar dhe që të jenë hartues të kontratave që priten të realizohen. Këta njerëz duhet të ndihmonin në ngritjen profesionale të institucioneve që kanë përgjegjësinë për garantimin e rendit e të ligjit në Republikën e Kosovës;
2. – Krijimi i një Forumi të ekspertëve të lëmisë Ekonomike që do të merrnin përsipër hartimin e Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit Ekonomik, pa këtë, ne do të vazhdojmë të ecim nëpër mjegullë, pa sanjë planifikim dhe do të ecim me improvizimin e çdo gjëje, ashtu si filluam të ecim në vitet e ’90-ta. Pra, këta ekspertë të merreshin me hartimin e politikave të qarta ekonomike e fiskale që do të ndihmonin zhvillimin e vendit;
3. – Duhet në mënyrën më të ngutshme që një Grup i ekspertëve të mineralogjisë ( të thengjillit e të metaleve tjera me ngjyrë), e sidomos e kemi fjalën për ekspertët e moshës së tretë të cilët do të ftoheshin për ti dhënë rrugëzgjedhje: shfrytëzimit të linjitit për energjinë elektrike dhe mineraleve të Kompleksit të Trepçës etj. Këto komplekse që janë seriozisht të rrezikuara, janë perspektiva e zhvillimit ekonomik të Kosovës. Unë i ftoj ekspertët që t’i bashkojnë forcat e dijeve që i kanë për t’ua lënë një vepër të mirë gjeneratave të reja;
4. – Të krijojmë një Forum të ekspertëve të Planifikimit Hapësinor dhe të Urbanizmit, pasi këta faktorë të rendësishme të zhvillimit, duhet të na ndihmojnë në nderprerjen e Kaosit Urban dhe nderprerjën e rrenimit të hapësirës jetësore e cila është tepër e rrezikuar;
5. – Niveli i Arsimit dhe i Shëndetësisë, nuk besoj që është në përputhje me kapacitetet profesionale që i kemi në këto segmente të rëndësishme të jetës, të zhvillimit e të përparimit, prandaj kërkohet një mobilizim i ri i ekspertëve të arsimit e të shëndetësisë për një planifikim e reformim substanciale në këto segmente të rëndësishme në Republikën e Kosovës, dhe
6. – Të gjitha këto nuk mund të realizohen pa një vullnet ndryshe të politikës e të shoqërisë sonë, për t’i avansuar në pozita kyqe njerëzit e ditur e të përkushtuar dhe ekspertët e lëmive të ndryshme, të cilët nuk janë duke i munguar vendit. Pa këta njerëz nuk mund të ndërtohet Shteti i se Drejtës, i cili i duhet këtij vendi, Kosovës si buka, ujë dhe drita jetës mbi tokë.
Këta njerëz (ekspertë, intelektualët dhe të përkushtueritë), janë në mesin tonë, nga politika kërkohet t’ju krijohen kushte për veprim dhe hapësira e duhur për kontribut profesional, intelektual e kombëtar.