16.5 C
Prizren
E mërkurë, 18 Qershor, 2025

Shqiptari tentoi ta mbyste gruan me tel elektrik në Itali

Një shqiptar 47-vjeçar i cili ishte xheloz jashtë mase në gruan e tij tentoi ta mbyste atë me një tel elektrik.

Ngjarja ka ndodhur në një shtëpi Valpolcevera në Itali.

Ai e ftoi në shtëpinë e tij me arsyetimin se do të merrte një dokument pune dhe pastaj mori një tel elektrik dhe u përpoq ta mbyste, raporton Abc news.

Sipas raportimeve ish-çifti bashkëshortor ishte në prag të ndarjes për shkak të xhelozisë së tepruar të 47-vjeçarit.

Për fat të mirë, pak para se të ndodhte tragjedia, gruaja arriti ta qetësonte burrin duke e bindur atë që ta dërgonte në spital me ambulancë, pasi do thoshte se ishte sulmuar nga një i huaj.

Duke arritur në Villa Scassi, pavarësisht nga prania e burrit, ajo arriti t’i bënte mjekët të kuptonin se ai ishte agresori. Ata thirrën policinë dhe burri u arrestua për vrasje të mbetur në tentativë.

Më Shumë

Hasani: Kurti ta kuptojë një herë e përgjithmonë – nuk i ka fituar zgjedhjet

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani duke folur mbi ngërçin politik, tha se problemi qëndron tek kryetarët e partive. Sipas tij, ata duhet të ofrojnë mundësi,...

Laura Fazliu, medaliste e botës

Xhudistja jonë Laura Fazliu arrin sukses, me një paraqitje të jashtëzakonshme ajo ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror për Senior që po...

Lajmet e Fundit