Shqiptari vret dy shqiptarë në Itali

vrasje ne italiDy shqiptarë janë vrarë mbrëmjen e së enjtes në një lagje të Milanos dhe një tjetër është plagosur. Sipas hetimeve, bëhet fjalë për larje hesapesh.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, pak pas orës 21:00. Viktimat janë një burrë 41 vjeç dhe një tjetër 37 vjeç me kombësi shqiptare, ndërsa personi i tretë i plagosur, edhe ky shqiptar, fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se vrasësi është larguar me një makine tip “Opel” dhe është shpallur në kërkim.

Vrasja është njoftuar në polici nga banorët e zonës të cilët kishin dëgjuar të shtëna me armë. Mendohet se tre personat njiheshin me njëri-tjetrin, ndërsa kanë pasur një takim. Pasi është shtënë mbi të parin, dy të tjerët kanë tentuar të largohen por janë pikasur nga autori.

Ende nuk dihet identiteti i viktimave. 41-vjecari është vrarë me dy plumba në kurriz dhe një në kokë, transmeton shekulli. Trupi i tij është gjetur në një cep të sheshit “Giustino Fortunato” në rrugën “Casarsa”, përballë hyrjes në spitalin Galeazzi. Viktima e dytë është gjetur në rrugën “Marna”. Ai humbi jetën pak minuta pasi mjekët ishin përpjekur ta transportonin për në spital.

Policia beson te dëshmia e personit të tretë që i shpëtoi ekzekutimit, mund të japë informacion për të zbardhur se çfarë ka ndodhur. Aktualisht mediet raportojnë se është arrestuar një shtetas shqiptar si autori i dyshuar i vrasjes.

Më Shumë

Vreshtarët përfitues në Rahovec mund të furnizohen me preparat për luftimin e cikadës

Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Rahovec ka njoftuar vreshtarët përfitues se mund të furnizohen me preparatin për luftimin e insektit cikada në pikën...

Totaj uron kampionin Riad Mani të karatesë: Sukses i madh për Prizrenin dhe Kosovën

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot kampionin mesdhetar të karatesë, Riad Mani, për ta uruar pas suksesit të arritur në Kampionatin Mesdhetar...

Lajmet e Fundit