7.5 C
Prizren
E diel, 14 Dhjetor, 2025

Shqiptohen 133 gjoba për mosrespektim të masave anti-Covid në Prizren

Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, inspektorët komunalë dhe inspektorët sanitarë nga AVUK-u, kanë zhvilluar mbrëmë aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave anti-Covid në Prizren, ku kanë shqiptuar 133 gjoba për personat të cilat nuk i kanë respektuar këto masa.

“Gjatë kryerjes ë detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti-Covid-19 në qendrat tregtare dhe lokacionet tjera në komunën e Prizrenit, policia ka shqiptuar 133 tiketa për personat të cilët nuk i kanë respektuar këto masa në bazë të ligjit 07/L-006, janë kontrolluar gjithsej 56 lokale dhe janë shqiptuar katër fletëparaqitje dhe një vërejtje për biznese në Prizren, ndërsa në Suharekë policia dhe inspektoret kanë shqiptuar tre fletëparaqitje dhe një vërejtje për bizneset”, ka njoftuar policia.

Po ashtu, sipas këtij njoftimi policia ka shqiptuar edhe 127 tiketa të kundërvajtjeve në komunikacion.

“Duke e ditur se Prizreni është një qendër kulturore dhe historike, frekuentohet nga shumë vizitorë nga jashtë e nga rajonet tjera të Kosovës, andaj te një pjesë e tyre policia ka dhënë rekomandime dhe vërejtje që të njëjtit gjatë vizitës në Prizren të marrin edhe masat mbrojtëse siç janë maskat”, ka njoftuar policia.

Më Shumë

Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Odën e Prizrenit

Kryetari i Odës Ndërmarrësve Zejtarëve të Prizrenit (ONZP), Afrim Tejeci, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, priti sot një delegacion biznesesh nga Turqia, që...

Prizren, ankohen drushitësit, bizneset e tyre janë drejt mbylljes

Shumica e popullatës kanë hequr dorë nga ngrohja me dru. Tashmë hapësirat e druve, që në dimrat e kaluar mbusheshin me klientë, janë të...

Lajmet e Fundit