18.6 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Zidane: Nuk mund të fitosh gjithmonë duke luajtur bukur

Real Madridi e tregoi fuqinë ndaj Interit, duke fituar pastër me shifrat 0-2 dhe dominuar edhe në lojë.

Trajneri i “Los Blancos”, Zinedin Zidane është shfaqur i kënaqur për fitoren dhe i dha meritën futbollistëve për këtë triumf shumë të rëndësishëm për klubin mbretëror.

“Ishte ndeshje e rëndësishme, e përgatitëm mirë. E dinim se do të ishte e vështirë, por kemi luajtur me karakter dhe kemi pasur qasjen e duhur në fushë. Jam i lumtur për lojtarët sepse ata shpesh kritikohen kur paraqitjet tona nuk janë të shkëlqyera. Nuk mund të fitosh gjithmonë në futboll, e rëndësishme është të japësh gjithçka ke çdo herë dhe kjo është ajo që bëmë. Duam të luajmë gjithmonë futboll të bukur dhe të marrim fitoret, por nuk është gjithmonë e mundur”, ka thënë Zidane.

Më Shumë

Zafir Berisha synon Prizrenin me Bashkimin Demokratik

Pas dështimit për të siguruar postin e kryetarit të Prizrenit me Nismën Socialdemokrate në zgjedhjet lokale të vitit 2021, Zafir Berisha ka vendosur ta...

Komuna e Prizrenit apelon për kujdes ndaj zjarreve

Për shkak të temperaturave të larta dhe motit të thatë që po mbizotëron në rajon, Komuna e Prizrenit ka ngritur alarmin për rrezikun në...

Lajmet e Fundit