14.9 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Shtatë të arrestuar në palestrën sportive të Rahovecit

Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë persona për shkak të një përleshje që ndodhi në mesin e tifozëve gjatë ndeshjes Rahoveci – Ponte Prizreni që u zhvillua në palestrën sportive të Rahovecit.

“Gjatë zhvillimit të ndeshjes ka filluar një incident mes shikuesve në tribuna, kjo ka bërë që policia të intervenojë dhe të arrestojë shtatë (7) të dyshuar. Gjatë intervenimit dy policë kanë pësuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të arrestuarit janë intervistuar dhe më pas me aktvendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Më Shumë

Policia bastis një banesë në Suharekë – sekuestron drogë, armë dhe mjete të rrezikshme

Policia e Kosovës ka realizuar një kontroll në një banesë në Suharekë, ku ka gjetur dhe sekuestruar substanca narkotike, armë dhe mjete të dyshuara...

Dy raste të vjedhjes në Prizren

Dy  raste të vjedhjes së rëndë janë raportuar në Prizren. Policia ka bërë të ditur se hetimet për të dy  rastet janë në vazhdim, përcjell...

Lajmet e Fundit