16.8 C
Prizren
E premte, 22 Shtator, 2023

U promovua libri “Rrëfimet e Doktorit”

Në Amfiteatrin e Universitetit ”Ukshin Hoti” në Prizren, sot është bërë promovimi i librit “Rrëfimet e Doktorit’, të autorit Gëzim Ajgeraj. Pjesë e këtij aktiviteti kulturor, ishin familjarë, miq e bashkëpunëtorët të dr. Afrim Avdaj dhe autorit të librit, Gëzim Ajgeraj, si dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme.

Redaktori i librit, Bedri Halimi, tha se ky botim është një rrëfim për mbijetesën që i përcolli shqiptarët e Kosovës në kohët më të vështira të tyre. Autori i librit, Gëzim Ajgeraj, tha se ishte një përkushtim njerëzor e moral që të nxjerr në dritë këtë libër për largimin e mendimit përmes trajtimit të luftës së lavdishme për të synuar merita, dhe pasqyrimit te një kohe të rëndë për popullin tonë.

Kurse, kolegja e dr. Avdajt, Drita Shatri – Koçinaj, që ndodhet në mësin e personazheve të librit, rrëfen për momentet e rënda, kur kolegu i saj arrestohet me 16 Korrik të vitit 1998 nga forcat policore serbe, për shkak të veprimtarisë së tij atdhetare dhe profesionale për nevoja të spitalit ushtarak të UÇK-së në zonën e Vërrinit.

Kryepersonazhi i këtij botimi, dr. Afrim Avdaj, tha se për popullin tonë, kufiri në mes jetës dhe vdekjes gjithmonë ka qenë i paqartë, dhe se ndjesia për mbijetesë të bën të mbesësh gjallë.

Ndryshe, dr. Afrim Avdaj, aktualisht është drejtor i Spitalit Rajonal “ Prim. Dr Daut Mustafa” në Prizren./tvprizreni.info/

Prishtina-Liria luajnë në Hajvali

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë me kohë ka njoftuar FC Prishtina se ndeshja e javës së 5-të në Albi Mall...

Universiteti i Hildesheim/Hannover shpalos ofertën e studimit për maturantët e “Loyola-Gymnasium”

Në kuadër të informimit lidhur me orientimin profesional dhe mundësitë e studimit në Universitetin Hildesheim/Hannover në Gjermani, sot, para maturantëve të “Loyola-Gymnasium”, ofertën e...

Lajmet e Fundit