Shteti sot në gjyq

Gjykata-qekiqiI erdhi radha edhe Gjykatës së Arbitrazhit në Paris. Më shumë se dy vjet më vonë, nga nëntori 2011 prej që shpërtheu skandali i pasaportave biometrike ku u zhdukën 1.4 milion euro para të taksapaguesve kosovarë, Ministria e Punëve të Brendshme dhe kompania austriake OeSD, do të takohen sot (e premte) në Paris. “Seanca fillestare do të jetë më 24 janar”, thotë Roksana Qarri, zyrtare për media në MPB.

“Pas datës 25 janar, mund të dimë më shumë se çfarë përmbajtje kishte kjo seancë e parë”, tha Qarri për Tribunën. Kështu, derisa procesi gjyqësor për zhdukjen e 1.4 milion eurove tashmë ka nisur në Kosovë dhe e akuzuar kryesore është shtetasja gjermane Natali Velija, paralelisht do të zhvillohet edhe procesi tjetër në Gjykatën e Arbitrazhit në Paris.

Atje do të vendoset se kush është fajtor për shkëputjen e njëanshme të kontratës ndërmjet MPB-së e OeSD-së. Në vitin 2012, shkëputja e kontratës për furnizim të Kosovës me pasaporta biometrike ka ndodhur pas dështimeve të disa takimeve ndërmjet palëve për të gjetur një zgjidhje.

Më Shumë

Ambasadori austriak vizitoi Shkollën e Gjuhëve ‘URA’ dhe Qendrën ÖSD në Prizren

Ambasadori i Austrisë në Kosovë, z.Georg Schnetzer, ka vizituar sot Shkollën e Gjuhëve "URA" dhe Qendrën e Provimeve ÖSD në Prizren. Ai në këtë institucion...

Liria vazhdon luftën për Superligë, shkatërron Suharekën në Prizren

Liria ka shënuar fitore të thellë 4-2 ndaj Suharekës në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë, duke mbajtur gjallë garën për inkuadrim në Superligë. Skuadra...

Lajmet e Fundit